Eko Higjiena

Banorët e gjashtë fshatrave paraqesin prioritetet e tyre në dëgjimin buxhetor për planifikimin e buxhetit komunal 2027–2029

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në fshatin Livoq i Ulët është mbajtur dëgjimi buxhetor me banorët e Livoqit të Ulët, Cërnicës, Gumnishtës, Livoqit të Epërm, Kravaricës dhe Vrapçiqit, në kuadër të procesit të planifikimit të buxhetit komunal për periudhën 2027–2029. Takimi shërbeu si një platformë e drejtpërdrejtë komunikimi ndërmjet institucioneve komunale dhe qytetarëve, me synimin që prioritetet e komunitetit të reflektohen në planifikimet buxhetore të viteve në vijim.

Dëgjimi u drejtua nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Latifi-Kqiku, ndërsa morën pjesë edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, si dhe anëtarët e Kuvendit Komunal, Astrit Sherifi dhe Gentri Murseli.

ARKATANA

Gjatë takimit, përfaqësuesit komunalë prezantuan orientimet dhe planifikimet buxhetore për periudhën 2027–2029, ndërsa banorët shpalosën kërkesat, propozimet dhe nevojat prioritare që lidhen me infrastrukturën, shërbimet publike dhe projektet zhvillimore në lokalitetet e tyre.

Përfaqësuesit komunalë theksuan se pjesëmarrja aktive e qytetarëve në dëgjimet buxhetore është një element kyç për ndërtimin e një buxheti gjithëpërfshirës, transparent dhe të orientuar drejt nevojave reale të komunitetit, duke garantuar që investimet publike të planifikohen në përputhje me interesin e banorëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.