UBT

Banorët e Fidanishtes kërkojnë nga komuna që rruga “Enver Miftari” të përfundojë me kohë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pavarësisht se u mirëprit lajmi për rregullimin e infrastrukturës rrugore, banorët e lagjes “Fidanishte”, vazhdojnë të sfidohen. Sipas tyre rruga “Enver Miftari” mbetet akoma e papërfunduar, ndërsa atyre u shkaktohen telashe të mëdha në qarkullim.

Qytetarët e kësaj zone, thonë se kjo rrugë duhet ë përfundojë me kohë dhe se komuna duhet të ndajë mjetet shtesë për të përfunduar punimet.

Ata ankohen se kanë vështirësi në qarkullim si dhe vazhdojnë të dëmtohen si rezultat i stërzgjatjes së punimeve dhe menaxhimit jo të mirë të punimeve.

Shqetësimet e tyre kanë të bëjnë me lëvizjen, punimet në vendosjen e infrastrukturës nëntokësore, ndërhyrjet e disa ndërtuesve në pasuri publike si dhe ndriçimin e papërshtatshëm publik.

FIDANISHTJA

“Trotuaret nuk janë funksional. Këmbësorët ndajnë asfaltin me ngasësit e mjeteve motorike. Derisa këta të fundit, në mënyrë të pa përgjegjshëm, e kanë shndërruar rrugën në vend parkim. Rruga e asfaltuar ndahet edhe me shportat e mbeturinave. Kjo çka po ndodh është e pa-pranueshme. Nuk e pranojmë këtë kualitet të investimeve. Infrastruktura nëntokësore është gjithashtu jo e duhura, thuajse në çdo metër është ndërtuar nga një puset, e me gunga-gropa”, theksojnë banorët.

Të njëjtit thonë se kështu siç po shkon, do të shfrytëzojnë mekanizmat qytetarë për të sfiduar pranimin teknik të projektit.

Sipas referimit në kontratë, realizimi i projektit është dashur të përfundoj vitin e kaluar. Megjithatë i njëjti ngelet i papërfunduar dhe tani për tani punimet nuk janë duke vazhduar për shkak se komuna nuk ka ndarë mjetet shtesë për të përfunduar punimet./rajonipress/


Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.