GRANDEMALL

Banorët e “Dardanisë” falënderojnë Lutfi Hazirin: Po bën mrekulli me ndërtimin e lumit “Mirusha”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Refik Aliu nga “Dardania” e Gjilanit, e ka pasur të zorshme t’i hap dritaret në stinën e verës shkaku i kundërmimit të madh që krijonte lumi “Mirusha”.

Por, tash situata ka ndryshuar pasi Komuna e Gjilanit në bashkëfinancim me Ministrinë e Planifikimit Hapësinor po vazhdojnë me sukses punimet në ndërtimin e shtratit të këtij lumi në pjesën pas furrës “Aroma”.

“Ky investim na e ka ndryshuar jetën për 80 për qind për të mirë. Prej majit deri në fund të shtatorit nuk kemi mujtë me dalë në ballkon një kafe me pi prej erës së keqe. Po shihet që po punohet mirë dhe ky investime e ka rritur vlerën e shtëpive tona që e kemi për skaj të lumit. Kjo për neve është një mrekulli dhe e falënderojmë shumë kryetarin Lutfi Haziri”, i ka thënë Refik Aliu kryetarit të Gjilanit, teksa ky i fundit me bashkëpunëtorët I ka inspektuar punimet aty.

GRANDEMALL

Kryetari Haziri është ndarë i kënaqur me dinamikën e punimeve, duke thënë pas fazës së parë të punimeve, do të bëhet edhe shëtitorja mbi lum.

“Kjo është faza zhvillimore e ndërtimit të lumit Mirusha, në pjesën ku fillon lagja, “Dardania” e deri në rrugën qarkore. Pasi janë ndërtuar gypat për ujërat e zeza, në fazën e dytë do të rregullohet shëtitorja, ku do të integrohen gypat e ujërave atmosferik, ndriçimi, trotuaret dhe elementet tjera përcjellëse. Definitivisht, problemit më madhor në Gjilan po i vjen fundi”, ka thënë kryetari Haziri.

Ky projekt do të integrohet me projektin e Stadiumit të Qytetit dhe me kampusin e shkollave të mesme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.