Mobi Casa

Banorët e Buzovikut kërkojnë investime në infrastrukturë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komuna e Vitisë ka mbajtur diskutimin publik për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2017 në fshatin Buzovik. Me këtë rast banorët pos që u njohën me buxhetin për vitin në vijim parashtruan kërkesat dhe nevojat e tyre për investime.

Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama gjatë diskutimit publik për planifikimin e buxhetit komunal me banorët e Buzovikut ndër tjerash tha se kjo komunë e ka parë si shumë të nevojshme që buxheti komunal konkretisht lista për investime kapitale për vitin 2017 të hartohet në bashkëpunim me qytetarët e saj. “Buxheti komunal i Vitisë është i qytetarëve të saj andaj për këtë ne kemi vendosur që sikurse vitin e shkuar të vazhdojmë edhe gjatë këtij viti me diskutime publike për të njohur me nevojat që kanë qytetarët tanë për investime. Buxheti i përgjithshëm për vitin 2017 është 10 milion e 19 mijë euro por vetëm 1 milion e 700 mijë euro janë për investime kapitale dhe atë për të gjitha lokalitetet e komunës sonë. Kjo shumë edhe me është më e vogël se kërkesat dhe nevojat e të gjithë qytetarëve tanë ne jemi të përkushtuar të bëjmë një ndarje sa më të drejtë duke u bazuar në nevojat dhe prioritetet që kanë ata“ u shpreh Rama.

Ai shfrytëzoj rastin që të njoftoj qytetarët edhe mbi ligjin për falën e borxheve i cili pritet të shfuqizohet me 2 shtator të këtij viti.

FIDANISHTJA

Rama po ashtu kërkoj nga banorët që të paguajnë faturën e tatimit në pronë duke bërë me dije se paratë e grumbulluara do të ju kthehen qytetarëve vitias përmes investimeve kapitale.

Ndërkaq gjatë këtij takimi banorët e Buzovikut parashutuan disa kërkesa për investime në këtë lokalitet si: rregullimi i ujërave të zeza, asfaltimi i disa rrugëve nëpër lagje, rregullimi i një fushe sportive për nxënësit e shkollës, rregullimi i disa rrugëve që lidh Buzovikun me fshatrat e tjera si me Beguncën, përforcimi i rrjetit elektrik dhe zëvendësimin e shtyllave të vjetruara të drurit me shtylla të betonit si dhe disa kërkesa të tjera.

Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë Nexhmedin Jakupi, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.