UBT

Banorët e Binqës kërkojnë që të përforcohet sistemi i ujësjellësit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në fshatin Binqë të Vitisë është mbajtur diskutimi publik lidhur me planifikimin e buxhetit për vitin 2013-2015 ku banorët e këtij fshati multietnik ku jetojnë së bashku shqiptarë dhe serb kërkuan nga Institucionet Komunale të Vitisë që të investohet më shumë këtë fshat.

Banorët e këtij lokaliteti u shprehen se fshati i tyre ka mungesë të ujit të pijshëm ndërsa theksojnë se ky problem mund të zgjidhet përmes përfshirjes së ujësjellësit të vjetër në atë të ri.

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë Abdyl Bajrami i njoftoj banorët rreth angazhimeve të Komunës së Vitisë në planifikimin e buxhetit komunal duke theksuar se këto takime mbahen me qëllim që Komuna të njihet me nevojat e investimet nëpër lokalitet e veta.

Bajrami kërkoj nga banorët që të jenë aktiv dhe të paraqesin propozimit e tyre konkrete për investimet kapitale në të ardhmen. “Ju ftojë të të paraqitni prioritetet e fshatit tuaj për të ardhmen me qëllim që kjo të përfshihet në planifikimin e buxhetit për vitet e ardhshme” u shpreh Bajrami.

Ndërsa Drejtori për Ekonomi,Financa dhe Zhvillim Islam Jashari duke folur rreth rëndësisë që kanë diskutimet publike në procesin e planifikimit të buxhetit Komunal tha se pas këtyre takimeve që janë mbajtur në disa lokalitete të Komunës së Vitisë do t`i hartohen propozimet konkrete nga lokalitet e tyre ku më pas do të vendoset në kuvend për realizimin e këtyre projekteve në bazë të kërkesave të bërë nga vetë banorët.

Uji Dea

Ndërkaq Franë Toma, Koordinator i këtij fshati tha se Komuna ka bërë pak investime në fshatin Binqë duke kërkuar nga Institucionet që të investohet në rrjetin e ujësjellësit. “Nuk kemi ujë të pijshëm, dhe se kemi mungesa të mëdha të ujit dhe kërkoj nga komuna që të na ndihmoj ta zgjedhin këtë problem. Kërkoj që ujësjellësi i vjetër i cili nuk është duke u shfrytëzuar të inkorporohet në ujësjellësin aktual me qëllim që të përforcohet dhe të kemi më shumë ujë për banorët tanë” tha Toma.

Ai tha se në fshatin Binqë ka mundësit të zhvillohet edhe sektori i Turizmit, por se për këtë duhet të bëhen investime nga Institucionet Komunale si në rregullimin dhe pastrimin e shtretërve të lumenjve të cilat kalojnë në këtë fshat.

Ndërsa Zoran Marinkoviç tha se marrëdhëniet ndëretnike dhe fetare janë të mira dhe se nuk ka probleme të theksuar në këtë aspekt. Ai tha se problemi thelbësorë për banorët e këtij lokaliteti është mungesa e ujit e sidomos në stinën e verës dhe kërkoj qe ujësjellësi aktual të përforcohet duke theksuar se përpos se ujësjellësi i vjetër të fshatit qe ka prurje të ujit por nuk është inkorporuar në ujësjellësin aktual ndërsa shpjegoj se në këtë fshat ka edhe burime të tjera dhe se vetëm duhet të bëhen hulumtime.

Ai kërkoj nga Komuna që të investohet edhe në rregullimin e rrugëve bujqësore dhe atë në rrugën që shpie në drejtim të fshatit Beguncë. Drejtori Jashari shtoi se Komuna nuk ka qenë në dijeni me problemin që ujësjellësi i vjetër nuk është duke u shfrytëzuar. “Nga ky takim është parë se cili është problemi i ujësjellësit pasi që komuna nuk ka qenë e njohur me këtë problem dhe do t`i shikojmë mundësitë që së bashku ta zgjedhim këtë problem” u shpreh Jashari.

Abdyl Bajrami se bashku me Drejtorin Jashari dhe përfaqësues të këtij fshati kanë vizituar për së afërmi burimin e ujësjellësit të vjetër me qëllim që të njihen me problemet e furnizimit me ujë por edhe mundësive të eliminimit të këtij problemi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.