Banorët e Berivojcës bëhen me rrjetin e ujësjellësit
Kamenicë – Fshati Berivojcë shpejt do të bëhet me rrjetin e ujësjellësit. Urime banorëve të Berivojcës (Lagja përtej Lumit). E nënshkruam marrëveshjen për fillimin e punëve mes Komunës së Kamenicës, Organizatës Islamic Relief si donator dhe kontraktorit ndërmarrjes Diamond ka shkruar Fatmir Matoshi.
Matoshi ka thënë se punët për këtë projekt do të fillojnë brenda një jave derisa ka shtuar se komuna e Kamenicës vazhdimisht është angazhuar që infrastruktura në fshatra të përmirësohet./rajonipress/


