FIDANISHTJA

Bankat blejnë hipotekat

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Numri i kosovarëve të cilët po humbin patundshmëritë e tyre, për shkak dështimeve për të shlyer borxhet që kanë ndaj bankave komerciale në Kosovë, po rritet dita ditës. Të sigurt që do të mund të i dalin përballë kësteve mujore ndaj bankës, kosovarët si garancion kanë futur si hipotekë, shtëpitë, tokat, dyqanet, objekte të ndryshme e gjithçka tjetër.

Por, kriza financiare, të ardhurat e pasigurta të tyre, kanë sjelle kompanitë në një gjendje ku shumë shpejt mund të dështojnë, ku më pas pasuritë e tyre konfiskohen dhe hedhen në shitje nga gjykatat përmes ankandeve të ndryshme.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në Prishtinën mbahen deri në 10 ankande të tilla brenda një muaji. Në Gjykatën Themelore të Prishtinës në vit ushtrohen mesatarisht 90 lëndë, të parashtruar nga bankat për lejimin e përmbarimit në bazë të hipotekës për paluajtshmëri.

ARKATANA

Ndërsa në gjithë Kosovën, brenda vitit konsiderohen të jenë me qindra lëndë të tilla. Kurse vlera e një patundshmërie e vlerësuar nga banka shpeshherë është milionëshe. Se numri i rasteve të tilla viteve të fundit ka shënuar rritje, këtë e thonë edhe bankat, por edhe gjykatësit që merren me shqyrtimin e tyre.

Probleme me shitje

Në gazetat ditore përmes të cilave bankat lajmërojnë për shitjen e pasurisë së paluajtshme të hipotekuar të debitorë/garantuesve hipotekar të ndryshëm gjithandej nga Kosova, shohim se shpesh herë e njëjta patundshmëri përsëritet edhe deri në tri herë…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.