GRANDEMALL

Banka Botërore zotohet për mbështetje për Gjilanin në sigurimin e ujit të pijshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim pune drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Marco Montovanelli.

Në takim u bisedua për programet që Banka Botërore i ka në Gjilan në mbështetje për efiçiencën e energjisë për disa objekte publike, programet në arsim dhe programet tjera, ndërsa programi më I madh është ai për sigurimin e ujit të pijshëm

“Jam jashtëzakonisht i lumtur për mbështetjen dhe besimin. Projekti kryesor është zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm në periudhë afatgjate, për të cilin Banka Botërore dhe Qeveria po punojnë shumë. Banka Botërore është donator i madh në Kosovë tash e 20 vite dhe tashmë janë në fazën fizibilitetit dhe hulumtimin e nevojave sa i përket ujit të pijshëm, në nivel regjioni. Janë projekte të shtrenjta dhe sapo të kemi diçka konkrete do ta bëjmë publiken shumën”, ka thënën Haziri pas takimit.

Mobi Casa

Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Marco Montovanelli, është zotuar për mbështetje për Gjilanin në sigurimin e ujit të pijshëm

“Biseduam për disa projekte konkrete të cilat mendojmë t’i përkrahim, që lidhen me këtë regjion. Prioritet mbetet zgjidhja lidhur me menaxhimin e ujërave dhe menaxhimin e mjedisit, ndihma në bujqësi, efiçiencë të energjisë. Këto janë cekur si prioritete të Bankës Botërore. Shpresojmë që të krijojmë ndryshime në nivel lokal, e që do të ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve. Nga ana e Bankës Botërore e keni zotimin që do të përpiqemi dhe përkrahim Gjilanin në këtë sfidë të menaxhimit të resurseve ujore”, është shprehur Montovanelli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.