Fundamenti

Banka Botërore jep 50 mijë euro për objektin e Kadastrit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Projekti i fituar nga AKK-ja, dhe i financuar nga banka botërore, në vlerë prej 50.000 euro, do të ndihmoj në funksionimin më efikas të kësaj drejtorie thotë Irfan Dërmaku.

Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi edhe Pronësi, do të ndihmohet me renovimin e lokaleve dhe me pajisje me mjete më moderne nga zyra koordinuese e projekteve RECAP, në kuadër të bankës botërore për investime të projekteve ,në bashkëpunim me AKK-në( Agjensionin Kadastral të Kosovës ).

RCCOLA

Ky investim i mirëseardhur, do të shërbejë në funksionimin më efikas të kësaj drejtorie. Sipas drejtorit Irfan Dërmakut ,momentalisht ku është duke vepruar kjo drejtori nuk ka hapësirë të mjaftueshme dhe kushte teknike për funksionim normal, prandaj, projekti i fituar nga AKK-ja, i financuar nga banka botërore, në vlerë prej 50.000 euro, do të ndihmoj në zgjidhjen e këtij problemi .

Kadastri pritet të kaloj në objektin e Shtëpisë së Kulturës “ Isa Kastrati “ në Kamenicë. Marrëveshja është e nënshkruar edhe nga Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli dhe përfaqësuesi i AKK-së Murat Meha. Kurse, Komuna e Kamenicës merr pjesë me 25% të mjeteve vetëm në punimet e vrazhda dhe deri në fund të këtij viti pritet të kalohet në lokale të reja tha Dërmaku./rajonipress/

Mund të ju interesoj: