Fundamenti

Banditët e politikës i shpëtojnë edhe sivjet ligjit

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Qeveria e Kosovës nuk e ka paraparë as në pakon ligjore të këtij viti Ligjin për dekriminalizimin, pavarësisht që një model i tillë i aplikuar në Shqipëri është duartrokitur dhe përshëndetur nga i gjithë spektri politik kosovar. Sipas analistëve politikë dhe njohësve të fushës së të drejtës, ky fakt është edhe një dëshmi e mjaftueshme, që flet se tani politika e lidhur prej kohësh me krimin dhe korrupsionin, që ka kapur çdo nivel të të gjitha institucioneve të shtetit, nuk ka vullnet të pastrohet nga e kaluara kriminale pa një presion dhe izolim serioz ndërkombëtar, sikurse edhe me një ndëshkim të madh me votën e qytetarëve në zgjedhjet e radhës.

Pushtetarët shfrytëzojnë pozitën për zvarritjen e dekriminalizimit

Qeveria e Kosovës nuk e ka paraparë as në pakon ligjore të këtij viti Ligjin për dekriminalizimin, pavarësisht që një model i tillë i aplikuar në Shqipëri është duartrokitur dhe përshëndetur nga i gjithë spektri politik kosovar. Sipas analistëve politikë dhe njohësve të fushës së të drejtës, ky fakt është edhe një dëshmi e mjaftueshme, që flet se tani politika e lidhur prej kohësh me krimin dhe korrupsionin, që ka kapur çdo nivel të të gjitha institucioneve të shtetit, nuk ka vullnet të pastrohet nga e kaluara kriminale pa një presion dhe izolim serioz ndërkombëtar, sikurse edhe me një ndëshkim të madh me votën e qytetarëve në zgjedhjet e radhës.

Sipas Muhamet Kelmendit, një pjesë e madhe e politikës, asaj që ka qeverisur me vendin, është e involvuar thellë në krim dhe korrupsion, në format nga më të ndryshmet të mundshmet, prandaj tani e ka të vështirë të hartojë ligje që i kundërvihen pikërisht kësaj kaste politike të inkriminuar. “Mosdiskutimi, por edhe moshartimi dhe procedimi i Ligjit mbi dekriminalizimin pa dyshim që vjen si rezultat i kriminalizimit të thellë të politikës në vend. Është fort mirë e njohur që ne kemi në të tri shtyllat kryesore të institucioneve të shtetit njerëz dhe grupe të ndryshme të kriminalizuara të lidhura me politikën”, është shprehur ai.

Mungon vullneti politik

FIDANISHTJA

Sipas Kelmendit nuk mund të dekriminalizohet Gjyqësori dhe Prokuroria, pa u dekriminalizuar fillimisht vetë politika, pa u dekriminalizuar vetë subjektet politike, pa u dekriminalizuar vetë njerëzit e politikës, që kanë hyrë në Kuvend. “Pra, edhe tani mosveprimi i tillë në këtë drejtim, mospasja e vullnetit për ta nxjerrë një ligj të tillë dhe miratuar atë në Kuvend tregon se sa të thella janë lidhjet e politikës, veprimtarisë ekonomike kriminale, mes Gjyqësorit dhe Prokurorisë me ndikimet që janë të thella. Kemi një zinxhir të veprimtarive joformale, me elemente kriminale, të cilat mund të hetohen dhe eliminohet vetëm me shërim të politikes. Por, natyrisht që tani po shihet se këndej, në këtë plan mungon vullneti politik dhe tani po kuptohet ashiqare se mbetet vetëm presioni ndërkombëtar si mjet për ndaljen e këtij kriminaliteti në politikë dhe në ekonomi”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se shembulli më konkret i lidhjes së politikës me krimin ekonomik dhe llojet e tjera është katapultimi i Ramiz Kelmendit, pronarit të kompanisë ‘ELKOS’ në politikë dhe notimi i tij strategjik nga një parti politike në tjetrën, dhe së fundi nga pozita e deputetit në atë të zëvendëskryeministrit. “Ne e pame lidhjen e tille me vendosjen si zëvendëskryeministër të Ramiz Kelmendit. Shembulli i tillë flet qartë për lidhje të fortë midis krimit politik dhe oligarkisë ekonomie. Ose shikoni ndarjen e 17 mijë eurove për një anëtar të kuvendit, deputet, nga kryesia e Kuvendit, për gjoja shërim, i cili është milioner dhe jo nevojtar për një ndihmë të tillë e raste të tjera”, theksoi Kelmendi.

Qeverisja e dështimeve

Edhe profesori i së drejtës, Riza Smaka, thotë se kjo Qeveri, veç interesit të mbijetesës dhe ruajtjes së lidhjeve të ndërtuara deri më tani kriminale për kapjen e shtetit, nuk ka ndonjë agjendë apo vullnet për punë të tjera në interesin e shtetit. “Qeveria aktuale e vendit tonë karakterizohet me dështime funksionale e operacionale, veçanërisht në reformimin e sistemit zgjedhor, sistemit të pagave me diferenca e privilegjime irracionale në sektorin publik, numrin enorm të agjencive të quajtura të pavarura të dalluara vetëm për zhvatje të parasë publike, numrin irracionalisht të lartë të ministrive, e me to edhe të krijimit të harxhimeve pa kontroll e të pamëshirshëm të parasë publike, që nuk është me asgjë e justifikuar”, u shpreh ai. “Gjithashtu kjo Qeveri identifikohet edhe me stërfryrjen e administratës publike edhe ashtu joefikase, me rënien e vazhdueshme të investimeve publike, me shumë konteste qeveritare të humbura e me to edhe shkaktime marramendëse të dëmeve të larta në buxhetin e vendit. Kjo Qeveri me politikat e veta po e ndrydh edhe konsumatorin e pambrojtur, po identifikohet edhe me huqet evidente në sistemin e arsimit në të gjitha nivelet”, theksoi më tutje Smaka. Sipas tij, ka dobësi të shumta në institucionet e ndryshme, edhe në ato të shëndetë- sisë, është mospërfillja e konkurseve dhe të kritereve profesionale për tenderët publikë. “Kemi shkeljen e dispozitave ligjore e të kontratës kolektive, punësime jo konform me ligjin e aplikuar, por me kontrata mbi vepër, lulëzojnë ndërtimet ilegale, uzurpimet e tokave publike. Identifikohet me financimin joadekuat të sistemit të drejtësisë dhe bën pamundësimin e plotësimit të pozitave të nevojshme për prokuror e gjykatës, si dhe në neglizhimin e skajshëm të premtimeve elektorale, si dhe me një varg çështjesh akute të tjera të patrajtuara sikundër kërkohet dhe mund të trajtoheshin. Të gjitha këto vijnë si pasojë e mungesës së vullnetit për shkëputje nga lidhjet me veprime të kundërligjshme, që nënkupton edhe nxjerrjen e Ligjit për dekriminalizim”, potencoi Smaka./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.