Mobi Casa

Banda shqiptare vjedh kamera në vlerë prej 3.3 milionë eurosh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndërsa vetëm dy kamera, të vjedhura nga kjo bandë në Munih, kushtojnë 2.2 milionë euro.

Ata nuk vidhnin çkado, por ishin “specializuar” vetëm për kamera të shtrenjta filmike. Të gjitha kamerat e vjedhura në qytete të ndryshme gjermane si në Munih, Këln e Berlin nga një grup shqiptarësh, të marra së bashku, kanë kushtuar 3.3 milionë euro. Madje, vetëm dy kamera që kjo bandë i ka vjedhur në Munih, kushtojnë 2.2 milionë euro.

Mallin e vjedhur ata e kanë transportuar në Shqipëri ku pastaj e kanë shitur.

Shqiptari me emrin Hito G., ka pranuar veprën dhe sipas padisë ai është njëri nga tre personat që kanë terhequr penjtë në këtë biznes, të cilin e kishin filluar në janar të vitit 2009.

Ata po gjykohen në Gjykatën e Landit në Munih.

Tre kryesorët akuza i ngarkon për vjedhje të rëndë banditeske ndërsa ndihmësit e tyre për ndihmë dhe lehtësim të vjedhjeve, shkruan gazeta “Abendszeitung”.

Uji Dea

Dy nga bosat e grupit dhe tre ndihmësit e tyre kanë pranuar veprën. Kjo ka bërë që gjykata t`i sigurojë dy kryesorët se nuk do të dënohen me më shumë se me nga 5 vjet burg.

Para se të merrnin vendimin për “sulm” në ndonjë shitore kamerash, ata së pari e kanë studiuar mirë lokalin. Dhe, çuditërisht, përkundër faktit se bëhej fjalë për mallra shumë të shtrenjta, vjedhja e tyre nganjëherë ishte së tepërmi e lehtë.

Kështu, e gjithë çka u është dashur të bënin për të vjedhur kamerat në një shitore në Këln, ka qenë ngritja e roletës dhe e dritares. Me kaq, hyrja në lokal ishte e siguruar dhe bashkë me të edhe tri kamera të tipit “Arricam” dhe një objektiv kamere.

Për të transportuar mallin në Shqipëri, ndihmësit e trios kishin marrë me qira një kamion, duke e maskuar gjithë këtë punë si transport mobilesh.

Procesi në Gjykatën e Munihut po vazhdon.