Balli Kombëtarë bëhet me kryesi të re në Gjilan
Gjilan – Në konferencën e rregullt zgjedhore Balli Kombëtarë në Gjilan ka zgjedhur me shumicë votash kryesinë e re , kurse kryetare është zgjedhur Shpresa Sadiku.
Nën moton “Partia jonë është Shqipëria”, kryesia e Ballit Kombëtar dega në Gjilan, në Konferencën e rregullt zgjedhore të mbajtur në Gjilan, me shumicë votash ka zgjedhur kryesinë e re.
Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë pos mysafirëve edhe përfaqësues nga kryesia qendrore, Selmon Berisha, Lulzim Ponosheci, dhe Sahit Rama .
Në vazhdën e punimeve të konferencës është bërë edhe ristrukturimi i kryesisë së kaluar në Gjilan dhe është zgjedhur kryesia e re.
Kryetare e Ballit Kombëtarë është zgjedhur Shpresa Sadiku e cila edhe ka propozuar përbërjen e kryesisë së re, ku tash e tutje ajo ka këtë strukturë : Sahit Rama , Nazim Hajdini, Xhevat Sahiti, Muharrem Salihu, Shaip Ajeti, dhe Mejdi Zymberi.
Shpresa Sadiku ka premtuar angazhim dhe kontribut edhe në sensibilizimin e çështjeve madhore , por edhe ka premtuar konsolidim brenda vet Ballit Kombëtarë.
Sadiku ka shtuar se Balli Kombëtarë me vëmendje po ndjek të gjitha zhvillimet dhe proceset e ndjeshme politike ndaj të cilave në të ardhmen do të reagojmë me kohë duke qenë syri dhe veshi i shqetësimit të qytetarëve ./rajonipress/