UBT

Balaj ia siguron fitoren Jagiellonias në debutim

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sulmuesi shqiptar Bekim Balaj, ka shënuar golin e vetëm për skuadrën polake, Jagiellonias që e mposhti Zawiszan me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i ka takuar xhiros së parë të elitës së futbollit të Polonisë.

Balaj golin e shënoi në minutën e 78-të, derisa në lojë u inkuadrua tetë minuta më herët. Balaj 22-vjeçar te skuadra polake u huazua javë më parë nga Sparta e Pragës.

Ai me Sparta e Pragës ka kontratë deri në qershor të vitit 2015.

Mobi Casa

Balaj dy ndeshje i ka zhvilluar edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, derisa për Shpresat (U-21) të Shqipërisë, në 13 paraqitje ka shënuar katër gola.

Ai nga ekspertët në Shqipëri vlerësohet lartë për kualitetet që ka.