Bajrush Ymeri kandidat për deputet nga Artana, kërkon ndihmën e qytetarëve

Gjilan – Qytetarë të nderuar të Komunës së Artanës, kryesi e degës së LDK-së, anëtarë dhe simpatizues të LDK-së në mbarë Kosovën. Këshilli i përgjithshëm i LDK-së, në takimin e mbrëmshëm, më ka votuar që të jem pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit 2017 ka shkruar Bajrush Ymeri.

E di që kjo garë nuk do të jetë e lehtë për mua, por me ndihmën e juaj do të arrijë suksese.

Komuna e jonë, asnjëherë nuk ka pas deputet në Parlamentin e Kosovës dhe kjo më ka shty edhe më shumë, që të jem pjesë e kësaj gare.

E di që votat tona janë të pamjaftueshme për të arritë fitore, por edhe ndihma që do të na ofrojnë fqinjët tanë, dhe gjithë qytetarët e Kosovës, do të na ndihmojnë ta kalojmë këtë sfidë.

Me ndihmën e juaj dhe besim në Zot shpresojë shumë në fitore.

Zoti ju bekoftë dhe ju ruajt kudo që gjendeni ka shkruar Bajrush Ymeri./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS