Bajrami:Asnjë fshat nuk do të ndihet i diskriminuar
Gjilan -Në kuadër të diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit për vitin 2013-2015 që janë duke u mbajtur në fshatrat e komunës së Vitisë dje është mbajtur diskutimi publik në fshatin Remnik.
Banorët e këtij fshati shprehen të gatshëm që të participojnë në projektet investive në këtë fshat duke potencuar se për këtë ata do ta kenë edhe përkrahjen e 150-200 bashkëvendësve Remnikas që gjenden në botën e jashtme.
Reminkasit kërkuan që Komuna të bënë çmos për sigurimin e ujit të pijshëm. Ata gjithashtu kërkuan që komuna sa më shpejt të intervenoj në rregullimin e rrugëve kryesore,lagjeve pasi sipas tyre rrugët janë të dëmtuara për shkak të punimeve që janë bërë në rrjetin e kanalizimit.
Banorët kanë thënë se është me rëndësi që edhe rrugët bujqësore të rregullohen pasi sipas tyre ky fshat ka një tokë pjellore dhe me rregullimin e rrugëve bujqësore do të lehtësohet jo vetëm qasja nëpër arat por edhe do inkurajohen fermerët që të merren edhe me shumë me bujqësi.
Remnikasit theksuan se ky fshat përballët edhe me problemet e tjera, por se prioritet mbi prioritete për këta banorë mbetet ujësjellësi dhe rrugët ndonëse problem sipas tyre paraqet edhe sistemi i vjetruar i energjisë elektrike që sipas tyre daton nga vitet e 60-ta.
Abdyl Bajrami nënkryetar i komunës së bashku me Drejtorin për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Islam Jashari kanë diskutuar me banorët lidhur me prioritetet e këtij fshati.
Bajrami tha se Komuna përmes donatorëve të ndryshëm do të shikon që të investohet në të gjitha lokalitet me qëllim që asnjë fshat të mos ndihet i diskriminuar.
Ndërsa Drejtori Jashari tha se si kriter për përcaktimin e investimeve kapitale në të ardhmen do të merret pagesa e faturave të tatimit në pronë dhe njëherit ju bëri thirrje që ata ti kryejnë obligimet që kanë ndaj komunës pasi që mjetet që inkasohen nga tatimi në pronë do të ju kthehen vetë qytetarëve.
Ky takim ka për qëllim planifikimin e Buxhetit Komunal për vitin 2013-2015 ndërsa është organizuar nga Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim të Komunës së Vitisë në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare ELITA-Viti dhe në mbështetje të fondacionit për Shoqëri të hapur KFOS, gjithashtu këto takime janë pjesë të planit të Zyrës për Informim Publik për vitin 2012. /rajonipress/