UBT

Bajrami thotë se LDK s’është e gatshme për marrëveshje politike, paralajmëron kallëzim penal ndaj qeveritarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se VV po kërkon që të imponohet vota e deputetëve të Kosovës.

“E patë edhe sot edhe një vazhdim i seancës i dështuar, në fakt janë rrethanat që nuk po ndryshojnë por ajo që po kërkohet nga VV është që të ndryshojë dhe të imponohet vota deputetëve të Kuvendit. Siç e kemi potencuar disa herë deputeti është i lirë dhe nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues”, tha ajo.

Bajrami tha se po shkelet betimi i deputetit “rrjedhimisht Kushtetuta e Kosovës” pasi anëtarët në detyrë të qeverisë po dalin në zyrë edhe pas betimit si deputetë.

FIDANISHTJA

“Nuk jemi të gatshëm të kemi marrëveshje politike. Kryetari i Kuvendit zgjidhet në dy forma, ose me marrëveshje politike ose duke sjellë një kandidat që do të ishte i pranueshëm e ne e kemi potencuar që për LDK nuk ka asnjë kandidat të cilin do ta votonim për shkak të historisë së tyre, që janë shkelës të vazhdueshëm të Kushtetutës, ju e keni parë edhe pas betimit në kuvend si deputetë të njëjtit vazhdojnë të dalin në zyrë dhe i kanë marrë peng institucionet e Republikës së Kosovës, që nënkupton se këta e kanë shkelur betimin e deputetin dhe rrjedhimisht kushtetutën e Kosovës”.

Ajo shtoi se për këtë “një grup i juristëve të LDK’së është në proces të finalizimit të një kallëzim penale të cilin shumë shpejtë, nesër presim ta dorëzojmë”.

Gjithashtu, Bajrami tha se Dehari nuk ka asnjë autorizim të thërrasë takime konsultative. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.