UBT

Bajrami: Serbia nuk ka ndryshuar asgjë nga politikat e saj gjenocidale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Serbia nuk ka ndryshuar asgjë nga politikat e saj gjenocidale dhe ka filluar të praktikojnë të njëjtat metoda që kishte zbatuar në vitet ’90-ta, fillimisht në Kroaci, për të vazhduar në Bosnjë e Hercegovinë, duke sponsorizuar grupe terroriste, duke i përgatitur, duke i ushtruar e pastaj për të krijuar një realitet faktik, tha profesori universitar, Arsim Bajrami.

E njëjta, sipas tij, është provuar të bëhet edhe në Kosovë.

“Ngjarjet e fundit, në veri të Kosovës, janë akt klasik i agresionit i cenimit të sovranitetit, një akt terrorist i përgatitur, i aranzhuar krejtësisht nga Serbia, nga niveli më i lart politik e ushtarak”, tha Arsim Bajrami,, për “Info Plus”, në RTK.

Ai, për situatën e tanishme, vlerëson se do të jetë një pikë kthese e faktorit ndërkombëtar për të pasur një pozicion të qartë ndaj Serbisë, sepse, sikundër tha ai, ajo nuk ka bërë asnjë reflektim ndaj të kaluarës së saj gjenocidale dhe ndaj Kosovës po tenton të bëjë atë çfarë ka bërë edhe në luftën e fundit ’98-’99.

FIDANISHTJA

Për më tepër, sipas profesor Bajramit, ngjarjet e 24 shtatorit do të ndikojë në pozicionimin apo në riformatimin në bashkësinë ndërkombëtare në procesin e dialogut.

“Mendoj se sulmi terrorist që Serbia ndërmori ndaj Kosovës, përmes njerëzve të saj që me kohë i ka përgatitur, do të vijë një moment te rikthimi i bashkësisë ndërkombëtare te esenca e krizës në Kosovë”, theksoi Bajrami.

Profesor Bajrami më tej shtoi se do të duhej të ndryshuar korniza e dialogut, që do të mbyllte komplet konfliktin në mes Kosovës e Serbisë, do të gjente një zgjidhje që patjetër duhet ta ketë njohjen.

Sipas tij, Kosova duhet të kërkojë të kthehet në pozicionin e para dy vjetëve, ku qeveria amerikane, por edhe BE-ja kërkonin një zgjidhje finale ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër, teksa shtoi se Kosova duhet të vërë kushte në vazhdimin e dialogut, ngase, siç u shpreh ai, çfarëdo zgjidhje parciale riciklon akte të tilla terroriste.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.