UBT

Bajrami : Raporti i GAP-it tendencioz

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Raporti i GAP-it për komunën e Vitisë i cili flet për një varg shkeljesh e ka irrituar nënkryetarin e Komunës së Vitisë Abdyl Bajramin.

Bajrami tha për rajonipress se raporti i GAP-it përmban shumë pasaktësi dhe të pavërteta. “Është raport tepër tendencioz dhe i cili nuk bazohet në shkresat dhe dokumentet zyrtare” tha Bajrami.

Nënkryetari Bajrami mendon se raportet ku flitet për punën e institucioneve, për shpenzimet, për rolin e drejtorive dhe punën e tyre duhet të jenë të bazuara dhe të argumentuara. “Krijohet përshtypja e parë se ai raport është përpiluar me njerëz që flasin kuluareve dhe rrugëve. GAP-i ka pasur mundësi të marri materiale dhe dokumente të besueshme dhe të sakta, e jo nga njerëz të opozitës apo nga njerëz që tërë ditën flasin e akuzojnë institucionet komunale “ shtoj Bajrami.

Uji Dea

Duke ju referuar akuzave të Prokurorisë së Qarkut në Gjilan , Bajrami tha se çështjet e drejtësisë janë të komplikuara dhe aty duhet të pritet fjala e fundit sepse edhe në këto raste komuna ka ofruar argumente e dëshmi që sqarojnë shumëçka.

Bajrami tha se përplasjet e brendshme në PDK as që ka pasur nevojë të jenë temë trajtimi e GAP-it. “Gjithkund nëpër partitë politike ka xhelozi dhe ka fërkime dhe këto janë krejt normale. E rëndësishme është që këto përplasje brenda partiake nuk kanë ndikuar negativisht në punën e mirë të institucioneve komunale” tha Bajrami./rajonipress/