UBT

Bajrami: Ramazani lidh dhe ofron njerëzit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bashkësia Islame në Gjilan është nyje e shumë zhvillimeve në rajonin e Anamoravës dhe të Kosovës Lindore tha Qemajl Mustafa.

Bashkësia Islame në Gjilan ka shtruar një iftar ku kanë marrë pjesë pothuajse të gjitha kategoritë e shoqërisë. Nikoqiri i kësaj darke e ka vlerësuar si një urë afrimi e uniteti iftarin ku kanë marrë pjesë edhe Qemajl Mustafa,Bajrush Ymeri, Izmi Zeka e deputet të Kuvendit të Kosovës.

Mustafa Bajrami kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan tha se urat e bashkëpunimit me institucionet komunale do të vazhdojnë. Bajrami tha se njerëzit e edukimit fetar ,imamët dhe të gjithë ata që japin kontribut për paqe e respekt vëllazëror janë ambasadorët më kuptimplotë të kësaj shoqërie.

Bajrami tha se Ramazani pos që ka dobitë e veta ai edhe ofron dhe lidh njerëzit sepse Ramazani ka edhe një kuptim që thërret për tolerancë e paqe tha ai.

FIDANISHTJA

Kurse Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se ky iftar unifikues ka një rëndësi të madhe sepse ka mundësi për të ndihmuar njëri tjetrin. Mustafa tha se Bashkësia Islame është nyje e zhvillimeve në Gjilan,rajon dhe më gjerë .Bashkësia Islame ka rol të veçantë sepse është komunitet shumicë tha Mustafa.

Edhe kreu i Gjilanit ka kërkuar unitet,tolerancë dhe ndihmë për njëri tjetrin e sidomos për familjet skamnore.

Në këtë iftar unifikues ka folur edhe Hydajet Hyseni deputet i Kuvendit të Kosovës. Ndryshe në këtë iftar tepër të rrallë kanë marrë pjesë ,mjek,sportist,intelektual,vepirmtar,politikanë,gazetar,shkrimtar,politikanë,artist e të tjerë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.