Fundamenti

Bajrami : Projektet e Logosit jetike për qytetarët vitias

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Përfaqësuesit e projektit LOGOS kanë vizituar komunën e Vitisë dhe kanë shprehur falënderimin e përfaqësuesve të institucioneve komunale për bashkëpunimin me këtë organizatë e cila financohet nga Konfederata Zvicerane. Me këtë rast ata kanë shpërndarë mirënjohje për shërbyesit civil dhe drejtorët të cilët kanë qenë të angazhuar në projektet e përbashkëta. Gjithashtu një mirënjohje ka marrë edhe organizata LOGOS dhe atë në emër të Kryetarit të Komunës Nexhmedin Arifi.

Përfaqësuesi i projektit LOGOS Norbert Piljs, falënderoj udhëheqjen komunale dhe shërbyesit civil të cilët sipas tij kanë bashkëpunuar në projektet e përbashkëta të cilat kanë qenë në interes të qytetarëve vitias. “Falënderoj komunën e Vitisë, për bashkëpunimin e tyre në projektet tona të cilët financohen nga Qeveria Zvicerane konkretisht nga taksapaguesit e tyre. Komuna e Vitisë gjithmonë ka qenë ndër komunat më të mira dhe atë shpesh herë e kemi marrë si shembull për komunat tjera” u shpreh Piljs.

Ndërsa në emër të kryetarit të Komunës ka folur zëvendësi i tij Abdyl Bajrami i cili ka shprehur falënderimin e këtij projekti për financimin e të gjitha projekteve duke i cilësuar ato si jetike për qytetarët vitias. “Falënderojmë projektin LOGOS për mbështetjen e saj të vazhdueshme me projekte konkrete për komunën dhe qytetarët tanë. Njëherit dua të ju njoftoj se punëtorët tanë gjithmonë kanë pasur fjalë miradije për një bashkëpunim konstruktiv dhe të ndërsjellët” u shpreh Bajrami.

RCCOLA

Në këtë takim kanë folur edhe Drejtori për Ekonomi,Financa dhe Zhvillim Islam Jashari si dhe Drejtori Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Agim Haziri të cilët kanë shprehur falënderimet e tyre për projektet e LOGOS-it në Viti.

Në fund të këtij takimi janë ndarë mirënjohje për punëtorët e administratës komunale të cilët kanë bashkëpunuar në projektet e përbashkët në mes të projektit LOGOS dhe Komunës së Vitisë.

Ndërsa në emër të Komunës së Vitisë dhe Kryetarit zv. kryetari Abdyl Bajrami ka ndarë një mirënjohje edhe për projektin në fjalë./rajonipress/