Bajrami: Planifikimi urbanistik as nuk mund të përmbushet, as preket nga ndërtimet e paligjshme

Gjilan – Bekim Bajrami drejtor i Urbanizmit thotë për rajonipress se me përhapjen e pandemisë janë ndërprerë të gjitha ndërtimet duke i respektuar rekomandimet e IKShP. Poashtu edhe në objektet në ndërtim e sipër që kanë qen janë ndërprerë të gjitha punimet thotë ai.
Bajrami thotë se Kompanitë ndërtimore janë të ndikuara drejtpërdrejtë nga ky vendim duke u prekur në masë të madhe, poashtu edhe produktet e materialeve ndërtimore që janë tashmë nëpër stoqe të tregtarëve apo prodhueseve.
“Ne kemi kërkuar nga MEPTINIS që të lejohen punimet në objektet të cilat janë të pajisura me leje ndërtimore. Kuptohet duke i respektuar masat mbrojtëse të punës si dhe ato higjienike. Planifikimi urbanistik as nuk mund të përmbushet as preket nga ndërtimet e paligjshme” ka siguruar Bajrami./rajonipress/