FITORJA

Bajrami: Për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare.

Bajrami në teve1 thotë se LVV-ja po insiston në një kandidaturë që nuk ka mbështetje nga deputetët.

UBT

Madje, ajo i bëri thirrje Prokurorisë që të marrin masa të shpejta dhe të trajtojnë situatën në Kuvendin e Kosovës.

“Është tepër për keqardhje kjo situatë e krijuar ekskluzivisht nga LVV-ja sepse janë ata të cilët na kanë vendosur në një situatë të tillë jo vetëm ne, por të gjithë qytetarët e Kosovës, tani çdo ditë që po kalon po vërtetohet se ajo çka kemi propozuar ne një qeveri gjithëpërfshirëse, kalimtare është zgjidhja e vetme që do të kishim për një situatë të tillë, po vërehet që nuk i kanë numrat po insistojnë në një kandidaturë që nuk votohet dhe nuk mbështetet nga deputetët. Unë i bëjë thirrje Prokurorisë së Kosovës, ku ne kemi dorëzuar 17 kallëzime penale që ata të marrin masa sa më shpejtë dhe të trajtojnë situatën, sepse jam e sigurt se në qoftë se deputetët e VV-së do t`i lironin zyre, unë kam përshtypjen që përpjekjet e tyre do të ishin shumë më racionale dhe do të ishin të vërteta për konstituimin e institucioneve të Qeverisë dhe Kuvendit. Janë mbi 100 veta staf në kabinetin e kryeministrit dhe ai vetë të cilët po paguhen nga taksat e Republikës së Kosovës në mënyrë joligjore”, ka deklaruar Bajrami.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.