UBT

Bajrami: Ndryshimi i kufijve i rrezikshëm për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, e ka vlerësuar kërkesën e liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, porse ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka ligje të tjera për të cilat një ide e tillë mund ta çrregullonte Kushtetutën.

Këto deklarime Arsim Bajrami i bëri lidhur me idenë e Presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit të Kosovës me Serbinë.

”Kërkesa e liderëve dhe popullit të Luginës është legjitime. Ne e dijmë se ata kanë pasur dëshirë atë, por diçka tjetër janë ligjet. Ajo është legjitime që iu drejtohet Kuvendit të Kosovës, por Kuvendi i Kosovës ka ligjet e veta e një gjë e tillë do të çrregullonte komplet Kushtetutën e Kosovës. E ajo do të ishte absolutisht e rrezikshme për Kosovën dhe jo vetëm por edhe për rajonin”, tha Bajrami në Info Magazine të Klan Kosovës.

”Projekti i ndarjes dhe krijimi i shteteve etnike do të trazonte shtetet në Ballkan. Bashkimi Europian nuk ka kapacitet, sepse nuk mund të menaxhojë një situatë në të cilën do të kishte efekte në tërë rajonin sepse janë ngritur zërat skeptik”, tha ai.

”Kosova duhet të ketë qëllimet, sepse ajo nuk është e gatshme të bëjë më asnjë kompromis që do të dëmtonte esencialisht pavarësinë e saj”, tha Bajrami.

Bajrami: Në idenë e korrigjimit të kufijve fshihet qëllimi për Asociacion me kompetenca ekzekutive
Në kuadër të bisedimeve kur dhe po flitet për mundësi korrigjimi të kufijve, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi është i vetëdijshëm se një gjë e tillë është pamundshme.

GRANDEMALL

Bajrami ka thënë se prapa kësaj ideje për shkëmbimin e territoreve ka një qëllim të fshehtë.

”Vlerësoj se e tërë kjo zhurma me tregti territorësh, me shkëmbim territoresh mendoj që është krejtësisht i pamundshëm në procesin e negociatave. Por mendoj se ka një qëllim tjetër krejtësisht të padukshëm – qëllimi është të krijohet një asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha Bajrami në Info Magazine të Klan Kosovës.

”Ju po e shihni këta dy muaj nuk po flitet për Asociacionin, por jo nga Bashkësia Ndërkombëtare”.

”Vlerësoj që ideja e shkëmbimit të territoreve është proces i pamundshëm, por provohet të bëhet një Asociacion. Nuk besoj që Kosova do dëmtohej nga këto ide të krijimit të Autonomisë Serbe, por i frikohem një Asociacioni me kompetenca ekzekutive”.

”Duhet të jemi të përgatitur, duhet të jemi sy qelë, të jemi shumë profesional, që ajo të formohet krejtësisht në bazë të Kushtetutës së Kosovës”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.