Bajrami: Masterplani i qytetit përmbledh kriteret e zhvillimit të përgjithshëm të qytetit të Gjilanit

Gjilan – Bekim Bajrami drejtor i urbanzimit thotë se tashmë është i hapur për pubkikun plani zhvillimor komunal për periudhën 2020 – 2028. Ky është masterplani i qytetit ku përfshinë të gjithë sektorët dhe përmbledh në vete kriteret e zhvillimit të përgjithshëm të qytetit. Ka ndërlidhje me komunat fqinje kuptohet dhe pjesë integrale e territorit të Kosovës. Debati do të jetë i hapur deri me 1 Shtator dhe qytetarët do kenë mundësinë të bëhen pjesë e këtij bashkëplanifikimi.
Është hapur debati i projektit të planit zhvillimor komunal të qytetit të Gjilanit për periudhën 2020-2028.
Sipas Bekim Bajramit drejtor i Urbanizmit projekti do të jetë i shpalosur në hollim e DUPMM- se dhe gjithnjë stafi do të merret me pranimet, konsultat me të interesuarit. “Ky është masterplani i qytetit ku përfshinë të gjithë sektorët dhe përmbledh ne vete kriteret e zhvillimit te përgjithshëm te qytetit. Ka ndërlidhje me komunat fqinje kuptohet dhe pjesë integrale e territorit të Kosovës. Debati do të jetë i hapur deri me 1 Shtator dhe qytetarët do kenë mundësinë të bëhen pjesë e këtij bashkëplanifikimi”.
Bajrami tha se poashtu grupet e bizneseve, prodhuesve e industrialistëve ftohen të japin kontributin për zonimin e hapësirave të nevojshme për veprimtaritë e tyre./rajonipress/