Bajrami: LDK’ja s’i bashkohet ekipit negociator që do t’i shkojë pas Thaçit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e saj nuk do t’i bashkohet ekipit të dialogut të udhëhequr nga Presidenti Hashim Thaçi.
“Mos pritni që LDK i bashkëngjitet ekipit të qeverisë i cili do t’i shkojë mbrapa Hashim Thaçit dhe do e pres atë korridoreve të Brukselit derisa ai takohet me Vladimir Putinin dhe diskuton me Aleksandër Vuçiqin për territorin e Kosovës”, ka thënë Bajrami në Klan Kosova.
“Kufijtë e vendit dhe integriteti territorial janë çështje e mbyllur”.
Bajrami ka thënë se situata aktuale politike ne vend ka ndikuar keq edhe në ekonominë e vendit.
“Kemi rënie për 50 për qind të investimeve të huaja, kemi qenë vendi i 10 si top reformator, sot kemi regres”.
“Sa herë ka jostabilitet politik, jo që bien investimet e huaja, por edhe investimet e brendshme”.