FITORJA

Bajrami: Kurti s’ka lënë hapësirë për bashkëpunim, i ka quajtur “hajvanat” 171 mijë votuesit e LDK-së

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, nuk ka lënë hapësirë për bashkëpunim me partinë që ajo përfaqëson.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo tha se letra e dërguar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për takim nga Kurti, nuk ka gjetur mirëkuptim në organet e partisë.

Kjo për faktin se Kurti ka ofenduar, sipas saj, “të gjithë 171 mijë votuesit e LDK-së, duke i quajtur ‘hajvanat’”.

GRANDEMALL

“Ne e kemi diskutuar edhe ftesën e Kurtit në organet e partisë dhe ka pasur pajtueshmëri të plotë që zoti Kurti në këtë pikë ku jemi, nuk ka lanë hapësirë as për t’u takuar me të. Sepse, sinqerisht t’ju them, përpos një ofendimi që e ka bërë drejtpërdrejtë për programin e LDK-së, ai atë natë e ka ofenduar rëndë elektoratin e LDK-së, duke i quajtur ‘hajvant’ mbi 171 mijë votuesit e LDK-së. Ai iu ka referuar opozitës, por në mënyrë indirekte ofendimet kanë qenë të drejtuara kah ne”.

“Është dashur edhe ai ta dijë se nuk ka lënë hapësirë për bashkëbisedim, aq më pak për bashkëpunim, mirëpo ka shumë mundësi sepse siç e dini, një pjesë e madhe e elektoratit e ka marrë prej LDK-së më 2021, një pjesë e tyre e kanë votuar edhe në këto zgjedhje. (Letrën dërguar Abdixhikut) Ndoshta ai e ka pasur si justifikim për elektoratin e tij që t’ju thotë nesër se ja që unë i thirra, por ata nuk deshën. Por hendeku ka qenë aq i madh sa që nuk ka lënë hapësirë. Zoti Kurti duhet të reflektojë sepse e ka sjellë veten në një situatë shumë të palakmueshme, duhet t’i ndryshojë sjellët e tij”, u shpreh deputetja Bajrami.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.