Bajrami kundër Makulas

Boksieri kosovar Tefik Bajrami, do të boksoj kundër hungarezit Attila Makula, Dueli mes këtyre dy boksierëve do të zhvillohet me 11 maj në Palestrën e Sporteve në Podujevë.
Bajrami, i cili njihet me nofkën Uragani, deri tani ka zhvilluar 7 meçe profesioniste në boks ku 6 prej tyre i ka fituar. Kurse, Makula i ka 19 meçe të zhvilluara ku 12 i ka të fituara.
“Tefiku është në formën më të mirë të mundshme të karrierës se tij, dhe është i gatshëm të përballet me çfarëdo boskeri”, ka thënë Naser Tupella, trajneri i Tefik Bajramit.
Në ketë mbrëmje do të ketë dhe një duel tjetër profesioniste, ndërmjet Armand Cullhaj nga Shqipëria dhe hungarezit Mihajl Halas.
Po ashtu do të ketë edhe 3 duele amatore me boksier nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.