UBT

Bajrami: Kosova nuk duhet të bëjë kompromise të reja përveç atyre të shpalljes së Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-kryetari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami ka thënë se Kosova nuk duhet të bëjë asnjë kompromis përtej atyre që ka pranuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se as formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk duhet të jetë pjesë e asnjë kompromisi.

“Kosova nuk duhet të pranojë kurrfarë kompromisi përtej atyre qe kemi pranuar kur kemi shpallur pavarësinë. Në këtë kuptim edhe ideja e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe gjithmonë duhet të marrë parasysh karakterin unitar, Kushtetutën e Kosovës. Pra, nuk ka republikë serbe, nuk ka pushtet të tretë, ka Asoiciacion udhëzues që merret me komunat me shumicë serbe në bashkëpunim me institucionet e Kosovës” ka thënë Bajrami në Tëvë1.

HW

Ish-ministri Bajrami, ka thënë se Kosova duhet ta kryejë obligimin ndërkombëtar për Asociacionin, duke u siguruar që ai të jetën në frymën e Kushtetutës.

Ai ka vlerësuar se vendi është vonuar dhe mosformimi i Asociacionit mund të ketë pasoja.

“Kosova këtë hap duhet ta marrë guximshëm, jo ta vonojë. Jemi vonuar për shkak të mosguximit dhe çdo vonesë mund të na kushtojë. Qeveria duhet guximshëm ta përmbyllë këtë obligim ndërkombëtar, ta dërgoj në kushtetuese statutin e Asociacionit dhe të jetë i sigurt që as në frymë as në shkronjë nuk e rrezikon Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Bajrami.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.