GRANDEMALL

Bajrami: Komunat tjera duhet ta marrin shembullin e Gjilanit për mësimin nga distanca

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, e ka vlerësuar Gjilanin komunë model sa i përket realizimit të mësimit online, duke shtuar se ky model duhet të ndiqet edhe nga komunat tjera.

Këto komente, Bajrami i ka bërë pas vizitës që sot i ka bërë Gjilanit, ku është pritur nga kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, së bashku me ekipin e tij.

Ajo tha se Gjilani është komuna e parë që e ka filluar mësimin nga distanca, më 16 mars, duke qenë edhe para qeverisë.

“Në Gjilan ka një përdorim të lartë të tri platformave të Ministrisë së Arsimit, ajo e mësimit në distancë 1-9, edukimi gjithëpërfshirës dhe platforma e edukimit të hershëm. Projekti i mësimit në distancë është i suksesshëm vetëm me bashkëpunimin e plotë me qeverinë komunale. Modeli i Gjilanit duhet të ndiqet edhe nga komunat tjera”, ka thënë ministrja Bajrami.

GRANDEMALL

Lutfi Haziri, pasi e falënderoi ministren Bajrami për vizitën, e ka informuar për mësimin nga distanca, sikurse edhe për aktivitetet kulturore të nxënësve në kohë pandemie, përfshirë edhe ekspozitat online.

“E falënderoj ministren Bajrami, e cila si pjesëtare e Kabinetit ka qenë e angazhuar jashtëzakonisht shumë në segmentin e menaxhimit, jo vetëm mësimit online, por edhe të emergjencave civile. Ajo dhe stafi i kësaj Ministrie kanë bashkëpunuar shumë mirë me Gjilanin dhe na kanë ndihmuar në zgjidhjen e disa çështjeve. Pra, një lloj normaliteti në kohë pandemie”, ka thënë Haziri.

Ministrja Bajrami, ka përgëzuar Gjilanin edhe për funksionimin e mirë të trekëndëshit nxënës – mësimdhënës – prindër.

Pas takimit, kryetari Haziri bashkë me drejtorin Nazim Gagica dhe ministren Bajrami, kanë vizituar kampusin e shkollave të mesme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.