Uji Dea

Bajrami kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë Abdyl Bajrami u shpreh se këshillat për siguri në bashkësi luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve duke kërkuar publikisht nga qytetarët që të bashkëpunojnë ngushtë me policinë e Kosovës , por edhe me këto këshilla për siguri me qëllim që të identifikohen problemet me të cilën përballën qytetarët në jetën e përditshme

Në përkrahje të Departamentit për Siguri Publike të OSBE-së sot në Viti është mbajtur seminari “Rritja e bashkëpunimit në mes të KKSB-së, KLSP-ve dhe Policisë së Kosovës”.

Sipas përfaqësuesve të OSBE-së ky seminar ka për qëllim të krijojë komunikim më efikas në mes të këtyre këshillave për siguri dhe policisë së Kosovës si dhe të diskutohet për vështirësitë e komunikimeve në mes të këtyre sektorëve.

United Hospital

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë Abdyl Bajrami u shpreh se këshillat për siguri në bashkësi luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve duke kërkuar publikisht nga qytetarët që të bashkëpunojnë ngushtë me policinë e Kosovës , por edhe me këto këshilla për siguri me qëllim që të identifikohen problemet me të cilën përballën qytetarët në jetën e përditshme. “ Mendoj se Këshilli për Siguri në Bashkësi luanë një rol të rëndësishëm në sigurinë e përgjithshëm të qytetarëve, por njëherit ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë ngushtë me policinë e Kosovës dhe këtyre këshillave pasi që një që e tillë është në të mirën e shoqërisë vitiase” u shpreh Bajrami.

Ky seminar që ka zgjatur rreth 2 orë është mbajtur nën përkrahjen e Departamentit për Siguri Publike të OSBE-së ndërsa në këtë seminar kanë marrë pjesë përfaqësues të Komunës së Vitisë, Stacionit Policor në Viti, Kryesuesit e 3 KLSP-ve, përfaqësues e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës nga niveli qendror si anëtarë nga KKSB-ja.

Në këtë takim njëherit është folur edhe për tri projekte të cilat janë përzgjedhur nga vetë vet anëtarët e KLSP-së dhe të cilat do të implementohen nga ato me ndihmën e Sektorit për Zhvillimin e Sigurisë në Bashkësi nga OSBE-ja dhe Ambasadës Norvegjeze në Kosovë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.