Eko Higjiena

Bajrami: Kamberi në cilësinë e deputetit është shumë i rrezikshëm

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Bashkesia lokale e Zarbincës kërkon sqarim nga dega e PVD-së në Bujanoc, lidhur me votat e marra PVD në vitin 2012. Në reagimin e kryetarit të Bashkësisë Lokale të Zarbincës Selami Bajramit, thuhet se, “Ku mbetën votat e zgjedhjeve të viti 2012, që në atë kohë ne i kishmi siguruar këtij subjekti politik 330 vota, qka nënkuptonë se ky subjekt politik me votat e Malësisë së Bujanocit e ka siguruar një këshilltarë në parlamentin lokal të Bujanocit e që kurrë nuk është bërë.

Bajrami në një deklaratë dhënë BujanociNet, ka thënë se, “Si duket ky subjekt politik nuk është i interesuar që zëri i qytetarëve të Bashkësisë Lokale të Zarbincës të ndëgjohet në kuvendin komunal të Bujanocit, duke ia mohuar të drejtën e banorëve të kësaj pjese të komunës, sidomos me rastin e fundit, ku pas zgjedhjeve parlamentare të Sërbisë dhe pjesmarrjes së PVD-së në këto zgjedhje për interesa personale dhe grupore, fitores së kandidatit të dytë nga Bujanoci, gjë që dihet shumë mirë se si ka fituar, me vota të (Plaçkitura). Bajrami ka thënë se, “Në Zarbincë kam qenë dëshmitarë, ku përafërsisht votues kanë qenë 50, kurse në kutin e votimit janë hedhur mbi 500 vota” .

Sipas kryetarit të BL-së, Zarbincasit në masë të madhe janë të revoltuar sidomos me rastin e fundit kur pas ndryshimeve që u bënë në kuvendin komunal të Bujanocit nga radhët e PVD-së, me këtë rast ky subjekt plaçkitës në masë të madhe dhe të pa mëshirshme shkeli vullnetin e qytetarëve të Zarbincës, duke mos pasë dëshirë që të ndëgjohet zëri i tyre.

KKVITI

Në deklaratën dhënë BujanociNet, Bajrami gjithashtu ka thënë se, “bazuar në këtë padrejtësi që na është bërë, këtë subjekt politik do ta shpallim si subjekt Plaçkitës”
Ai gjithashtu potencoi se, “PVD në Bujanoc në krye me Shaip Kamberin, është një subjekt politik i cili i ka sjellë dëme shumë të mëdha Malësisë, duke na shkaktuar edhe konflikte familjare në 2 famijet e malësisë, që për qellime personale ky person, Shaip Kamberi ka patur rregullimin e pozitës së tij politike si kryetar i komunës”.

Në fund të deklaratës, Bajrami ka thënë se “Shaip Kamberi i ka tejkaluar të gjitha sistemet e kaluara në raport me Malësinë, për 4 vjet sa ka qenë kryetarë i komunës së Bujanocit nuk i ka kontribuar për asnjë moment çështjes së përgjithshme të malsisë, por i ka interesuar vetëm komoditeti i tij në kabinetin e tij të kryetarit të komunës, kurse sot ai person në cilësinë e deputetit në parlamentin e Sërbisë është edhe më i rrezikshëm, sepse do ta shfrytëzojë këtë pozitë dhe do t’i kontribuojë vetëm të keqës”/BujanociNet/