ARKATANA

Bajrami flet i motivuar për “EURO 2024”, tregon për marrëdheniet me Brojën

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gol dhe asist, Nedim Bajrami ishte protagonisti i madh në suksesin 3-1 përballë Azerbajxhanit, teksa pas ndeshjes, ai theksoi:

“Në Kombëtare jemi të gjithë të motivuar. Goditjet nga jashtë i kemi, i provojmë çdo herë. Herën e kaluar supergol Asani, sot unë, të vazhdojmë kështu”, tha ai fillimisht.

Tutje, ai foli edhe për kundërshtarin e ardhshëm të Shqipërisë, e që është Italia pas 8 ditësh, shkruan “Gazeta Express”.

“Italia? Të luftojmë për çdo pikë dhe çdo top. Jemi përgatitur shumë mirë këtu në Austri. Besoj se jemi gati”, shtoi ai.

GRANDEMALL

Bajrami nuk e la pa i përmendur edhe marrëdheniet e tij me Armando Brojën.

“Broja? Kuptohemi shumë mirë, brenda dhe jashtë fushë. Ai është rikthyer nga dëmtimi, ndihemi shumë mirë bashkë. E dimë se do të jetë e vështirë, por do të japim maksimumin në Europian”, u shpreh 25-vjeçari nga Tetova.

Shqipëria nis aventurën në Evropian me datën 15 qershor, me takimin ndaj kampionit në fuqi të Evropës, Italinë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.