FIDANISHTJA

Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues, s’lejohet të rritet sasia e koeficienteve – LDK-ja do ta bëjë rishikimin e saj

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë për Ekonomia Online se buxheti për vitin e ardhshëm është anti-Kushtetues, pasi me Ligjin e Pagave nuk lejohet të rritet sasia e koeficienteve.

Deputetja e LDK-së ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po arrin në vitin e katërt dhe “asnjëherë nuk e ka realizuar atë qe e ka planifikuar”.Është optimiste se qeverisja e ardhshme do të jetë e LDK-së, ndërsa thekson nevojën për një rishikim të buxhetit nën udhëheqjen e partisë së saj.

“Buxheti është thjeshtë planifikim, buxhetin e shoh në termet e realizimit sidomos për këtë Qeveri që tanimë i ka shpenzuar katër buxhete asnjëherë nuk e ka realizuar atë qe e ka planifikuar, andaj ky buxhet e kemi parë që një buxhet tranzitor është thjeshtë për janar edhe shkurt, nuk ka asnjë lloj rëndësie se sa kanë planifikuar ata, sepse në zgjedhjet e 9 shkurtit ka me dal një qeveri e re e cila duhet në javët e para me bë rishikim e saj dhe me reflektuar programi dhe zotimin që kanë dhënë dhe jam e sigurt që do të jetë Qeveria e LDK-së. Buxheti ka një problem, është kundër kushtetues sepse flet për vlerën e koeficientin ndërkohë që me ligjin e pagave nuk lejohet të rritet sasia e koeficienteve me ligj të buxhetin por me ligj të pagave është e caktuar që të ndryshohet vlera montare e koeficientit”, ka thënë Bajrami.

Kritika ka edhe për mospranim nga ana e mazhorancës të asnjë amendamenti të partive opozitare.“Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Kosovës që me një nen të ligjit të buxhetit të ndërrohet komplet shtojsat e një ligji tjetër. Ajo çfarë lejohet në nenin 33 të ligjit të pagave është që çdo vit me ligj të buxhetit të caktohet vlera e koeficientit. Nga raporti me amendamentet dhe e rikonfirmon atë që e kemi thënë që sa vite asnjë amendament nga partitë opozitare nuk është pranuar, ka pasur amendamente ky është buxheti i pestë, mos të harrojmë në vitin 2021 kanë qenë dy buxheti ka qenë rishikimi dhe planifikimi për 2022. Është buxheti i pestë që e planifikohet dhe nuk pranohet asnjë amendament i opozitës”, u shpreh Bajrami, teksa shprehet se të vetmin që e kanë pranuar por që nuk është implementuar nga ana e ekzekutivit ka qenë amendamenti i LDK-së për të hyrat vetanake të komunave.

Uji Dea

“Njëherë kanë pranuar një amendament të LDK-së të cilën nuk e kanë implementuar, ka qenë për të hyrat vetanake të komunave. Kësaj radhë Komisioni për Buxhet nuk e ka pranuar asnjëherë amendamente të opozitës ka pranuar amendamente të deputetëve të grupit Guxo të cilat e kanë ngritur buxhetin e zyrës së presidentes diku në 2.5 milionë euro. Kanë pranuar amendamente të grupeve të minoriteteve disa amendamente dhe aty kemi lëvizje, nuk është pranuar asnjë amendament i LDK-së, PDK-së, AAK-së, dhe në këto pesë buxhete që kanë planifikuar është e pa precedent sepse nuk kanë gjetur hapësirë që një amendament të opozitës ta implementojnë”, u shpreh ajo.

Ish-ministrja e Financave ka kritika edhe për mungesën e investimeve kapitale. Ka thënë se buxheti i realizuar për investime kapitale është i barabartë me atë të vitit 2018, veçse me shifra të ndryshëm buxhetor.

“Është planifikim nuk është realizim nëse shohim katër vitet e kaluara buxheti për investime kapitale nuk është realizuar, secilin vit prej vitit të parë kur e kemi pasur 800 milionë buxhetin e tash që e kemi rreth 930 milionë buxhetin për investime kapitale asnjëherë nuk është realizuar. Investimet kapitale është jashtëzakonisht i ulët kur vjen fjala tek niveli qendror sepse kemi pasur një realizim të mirë tek komunat. Buxheti për investime kapitale i shpenzuar në vitin 2023, është i barabartë me buxhetin e investimeve kapitale të viti 2018 veçse dallimi është se buxheti ka qenë 1.8 miliardë dhe në 2023 ka qenë 2.8 miliardë. Do të thotë kemi ngelur në nivelin e njëjtë të investimeve kapitale”, u shpreh Bajrami.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.