Mobi Casa

Bajrami: Alarm, Qeveria Kurti për një javë ka nënshkruar edhe 5 kontrata sekrete, të veprojë Prokuroria

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ish-ministrja dhe nënkryetarja e LDK-së, Hikmete Bajrami, ka shkruar se Qeveria Kurti ka nënshkruar edhe pesë kontrata të reja sekrete. Bajrami thotë se e gjithë kjo po ndodh derisa Kurti po vazhdon propagandën e tij duke krahasuar rritjen e Bruto Produktin Vendor me gjendjen e shekullit të kaluar.

Bajrami i ka bërë thirrje Prokurorisë që të marrë masa dhe të ndëshkoj këto veprime që nënkryetarja e LDK i cilëson si korruptive.

Zyrtarja e LDK ka treguar se cilat kontrata janë nënshkruar dhe në fund ka shtuar se Qeveria pasi i ka ulur pagat e AKP-së, ka blerë shërbime profesionale në vlerë 250 mijë euro.

Reagimi i plotë:

ALARM:

Brenda një dite nënshkruhen 5 kontrata sekrete

Derisa Kryeministri Kurti vazhdon sagën e propagandës së tij, të pashoqe, ku përmes manipulimit të shifrave krahasimeve jo reale “tregon” se sa është rritë Bruto Produkti i Vendit në terma nominal (përfshi inflacionin dyshifror gjatë mandatit të tij), në krahasim me shekullin e kaluar, sejmenet e tij vazhdojnë nënshkrimin e kontratave sekrete në baza ditore.

Vetëm sot Komisioni Rregullativ i Porkurimit Publik ka njoftuar se janë nënshkruar edhe 5 kontrata të tilla, pra 5 kontrata sekrete për një ditë.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të ndërmerrr masa konkrete dhe të ndëshkoj këtë lloj korrupcioni. Me këto kontrata po dëmtohet rëndë buxheti i shtetit, ka keqpërdorim të dëtyres zyrtare dhe po dëformohet konkurrrenca e drejtë në treg.

Eco Higjiena

Këto janë kontratat njëburimore të nënshkruara sot sipas KRPP-së:

❌MINISTRIA E KULTURËS/ PUNË SHTESË NË NDËRHYRJE RESTAURUESE DHE KONSERVUESE- HANI I FAMILJES ZAJMI/

9037.20 euro/

❌ AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT/ ANGAZHIMI I OFRUESIT TË SHËRBIMEVE PROFESIONALE PËR PROCESIN E LIKUIDIMIT PËR TË GJITHA NSH-TË ASETET NËN ADMINISTRIMIN E AKP-SË/ 249,900.00 euro/

❌ QENDRA KLINIKE UNIVERSITARE E KOSOVËS/ PUNË SHTESË TË KONTRATËS RENOVIMI I KLINIKËS SË KARDIOKIRU-RGJISË NË QKUK/ 74,572.83 euro/

❌ MINISTRIA E KULTURËS/ FURNIZIM ME PAJISJE PUNE DHE MATERIALE TË NEVOJSHME PËR RESTAURIM-KONSERVIMIN E ARTEFAKTEVE DHE KABINETEVE PËR MUZEUN KOMBËTAR TË KOSOVËS- RITENDERIM I DYTE/ 65,000.00/

❌MINISTRIA E KULTURËS/ PUNË SHTESË NË OBJEKTIN E ISH-POSTËS NË MITROVICË/ PUNË SHTESË NË OBJEKTIN E ISH POSTËS NË MITROVICË/ 8,197.12 euro/

Për informacion të të gjithëve kjo Qeveri i ka ulë pagat e personelit të AKP-së. Tash me kontratë njëburinore paska blerë shërbime profesionle në shumë 250 mijë euro, me shumë gjasë do të dalin të jenë militantë të LVV-së sikur te rasti i KEK-u, derisa në AKP janë dhjetëra punëtorë në që kanë përvojë punë 20 vjeçare e janë të thirrun me e kry këtë punë.