Bajrami: Abdixhiku në takimin me presidenten jep detaje për qeveri gjithpërfshirëse

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se në takimin me Presidenten Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do ta shpalosë më në detaje idenë për një qeveri gjithëpërfshirëse, raporton Ekonomia Online.
“LDK do të marrë pjesë edhe një herë në këtë proces. Kësaj radhe, kryetari do ta prezantojë idenë më në detaje, me mundësinë për ta argumentuar, sepse ne besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë për momentin. Sa i përket afateve – nuk bëhet fjalë për ndarje të pozitave. Ne nuk kemi vendosur kushte dhe nuk kemi kërkuar dikastere. Thjesht, kemi argumentuar pse propozimi ynë është zgjidhja më e mirë e mundshme,” tha ajo.