UBT

Bajram Spahiu edhe një mandat në krye të shoqatës së të verbërve

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Bajram Spahiu ka marrë më së shumti vota për të udhëhequr edhe me një mandat.

Të verbëritë e Regjionit të Gjilanit mbajtën tubimin e tyre zgjedhor, për Kryetar dhe Këshillin e tyre Drejtues në mandatin e ardhshëm 5 vjeçar në Shoqatën Nderkomunale të verbërve në Gjilan.

Tubimin Zgjedhor e udhëhoqi i Deleguari nga niveli qendror i Shoqatës së të verbërve të Republikës së Kosovës SHVK nga Prishtina nga Komisioni për zgjedhje z. Mexhit Foniqi dhe dy vëzhgues tjerë të pavarur z. Qahil Halili procesmbajtës qytetar dhe punëtor i Komunës se Gjilanit si dhe Shaban Shabani qytetar i Gjilanit.

Trupi punues i komisionit ishin në përbërje të Rinor Ymeri, Ekrem Demiri dhe Agim Halimi.

Pas këtij procesi që është edhe rregull me Statutin e SHVK-s u hap edhe votimi i parë, për delegat të Kuvendit të Rregullt të SHNV-s në Gjilan me pjesëmarrjen 23 Delegat nga numri i përgjithshëm i anetaresise në shoqatë e cila proporcionalisht i bije 1 për 20 anëtar. Lista e Delegatëve për mandatin 5 vjeçar 2018 – 2023.

1.Bajram Spahiu;
2.Agim Halimi;
3.Bujar Kadtiu;
4.Dhurata Kallaba;
5.Nezir Beqiri;
6.Kushtrim Shala;
7.Shemsije Shkodra;
8.Ilirjana Mahmuti;
9.Sabrije Kallaba;
10.Ismet Leka;
11.Rinor Ymeri;
12.Halil Salihu;
13.Nafije Godanci;
14.Sanije Mulaku
15.Shemsihe Shabani;
16.Ekrem Demiri;
17.Bujar Musliu;
18.Bajar Morina;
19.Miodrag Avdienko;
20.Granit Abazi
21.Selami Salihu
22.Imri Jakupt.
23.Muharrem Shala.

Radhitja e Delegatëve është sipas numrit të votave.

RCCOLA

Në SHNV në Gjilan nga 23 delegatet e emëruar u Ri-zgjodh Bajram Spahiu Kryetar edhe për një mandat kundër Kandidatit Imri Jakupi.

Bajram Spahiu tash më në cilësinë e Kryetarit edhe për një mandat zgjodhi edhe Nënkryetarin e saj z. Agim Halimin si dhe 5 anëtarët e Këshillit Drejtues.

1. Bajram Spahiu Kryetar;
2. Agim Halimi Nënkryetar;
3. Shemsije Shabani Anëtare;
4. Rinor Ymeri Anëtar;
5. Miodrag Avdienko nga radhët e komuniteteve:
6. Ekrem Demiri dhe
7. Sanije Mulaku.

Ndërsa Departamentin e Gruas të Verbër ju besua znj. Shemsihe Shabanit. Departamenti i Sportit dhe Rekreacionit ju besua Rinor Ymerit dhe Departamenti për Rini do ta udhëheq Kushtrim Shala.

Gjithnjë sipas Rregullores, për mbarëvajtjen e Tubimeve Zgjedhore në SHVK dhe Rrjetin e saj nëpër Degë zgjidhen edhe Delegatët, për nivelin qendror të saj.

Lista:
1. Bajram Spahiu Kryesues i Grupit;
2 Agim Halimi;
3.Rinor Ymeri
4.Shemsije Shabani
5.Muharrem Shala
6.Bujar Kadriu
7.Sanije Mulaku
8.Bujar Musliu
9.Ekrem Demiri.

SHNV në Gjilan tash më ka zyrtarizuar strukturat e saja udhëheqëse, vetëm me pak ndryshime nga Delegatët e mandatit të kaluar./rajonipress/