Bajram Rexhepi: Nuk e di nëse do të jem pjesë e politikës

Ish Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është duke i shijuar ditët e tij të pushimit nga politika dhe ende nuk e di nëse do të jetë drejtpërdrejt pjesë e saj tash e tutje.
Megjithatë, ai thotë se pavarësisht që ai tashmë nuk ka ndonjë funksion ku mund të japë kontributin e tij në institucionet e vendit, ai ka ende një rol në zyrën e kryeministrit e cila i takon me ligj, ish kryeministër i Kosovës.
Në një prononcim për Indeksonline, ish ministri Rexhepi u shpreh se momentalisht është duke pushuar nga aktivitetet politike, dhe se ripërfshirjen e tij në politikë, ia ka lënë kohës.
“Jam në pushim tani nga aktivitetet poltike, nuk e di se si do të rrjedhin gjërat. Mirëpo unë kam një rol në zyrën e kryeministrit e cila më takon me ligj”, ka thënë Rexhepi./Indeksonline/