Hidromorava

Bajram Kosumi i dorëzon përgjegjësit zyrtare rektorit të ri Artan Dërmakut

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Në Universitetin Publik në Gjilan, është mbajtur ceremonia formale e kalimit të përgjegjësisë së rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, nga Bajram Kosumi, te Artan Dërmaku.

Me rastin e pranim dorëzimit të detyrës, Rektori i deritashëm Bajram Kosumi përgëzoi rektorin e zgjedhur Artan Dërmaku për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në këtë pozitë.

Bajram Kosumi ka përmendur 4 shtylla të zhvillimit të Universitetit: Zhvillimin e stafit Akademik e Administrativ, zhvillimin e programeve studimore, projekteve ndërkombëtare si dhe autonominë e universitetit, të cilat sipas tij janë mjaft të rëndësishme që universiteti të ec përpara. Ai ka thënë se është i bindur se nën udhëheqjen e Artan Dërmaku, Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të vazhdojë të sjellë progres në vazhdimësi.

Rektori i ri Artan Dëramku në fjalën e tij e ka falënderuar për kontributin e dhënë në Universitet dhe për sukseset e arritura në vazhdën e shumë proceseve dhe aktiviteteve, Rektorin e deritashëm Bajram Kosumi.

Eco Higjiena

Rektori Dërmaku ka përmendur parimet kyçe që do ti ndjek gjatë punës së tij: Inovacionin dhe përshtatshmërinë, profilizimin, angazhimin global, angazhimin në komunitet, arsimin në qendër studentin, si dhe ekselencën e kërkimit. Ai tha se do të përkushtohet që të vazhdoi rrugën e drejt në të cilën kemi qenë deri më tani, dhe se do të angazhohet maksimalisht që së bashku me stafin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe me Institucionet lokale dhe qendrore do të punojë në mënyrë që proceset e Universitetit ti dërgojë përpara.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rrahimaj në fjalën e tij e ka uruar rektorin Artan Dërmaku për zgjedhjen Rektor i UKZ-së.
Ai ka thënë se progresi i universitetit shihet ne gjeneratat e sotme, andaj sipas kryetarit Rrahimaj duhet që të ecim drejt zhvillimeve të reja.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Bunjaku Morina në fjalën e saj në emër të kryetarit të Komunës Alban Hyseni, ka uruar Artan Dërmaku për marrjen e përgjegjësive të reja Rektori i UKZ-së derisa ka falënderuar Rektorin e deritashëm Bajram Kosumi për të arriturat e deritashme. Ajo ka thënë se duhet që të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë që përpos arritjeve akademike të kontribuojmë edhe për komunitetin.

Rektori Artan Dërmaku, u zgjodh në këtë pozitë, më 06.07.2023, nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka ” në Gjilan, për mandatin katër vjeçar.
Artan Dërmaku, deri tani ishte Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.