KKVITI

Bajraktari: Kredibiliteti i Speciales tash e sa kohë është i dyshimtë

/ 2 minuta lexim
HW

Avokati i Popullit Naim Qelaj, përmes një letre të dërguar në adresën e kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, ka ngritur shqetësime, ndër të tjera, për pranimin e disa dokumenteve nga Serbia.

Derisa dje gjatë ditës kanë reaguar edhe Dhomat e Specializuara.

Në reagimin e tyre u tha se pranimi i të dhënave nga Serbia s’do të thotë që do të mbështeten në to.

Kjo temë mjaft e ndjeshme, pak kohë para se të mbahet edhe seanca e fjalës përfundimtare ndaj katërshes së UÇK-së, u diskutua sonte në Edicionin Special.

KKVITI

Avokati Ardian Bajraktari, e cilësoi reagimin e Ombudspersonit të vonuar, por tha se kredibiliteti i Speciales tash e sa kohë është i dyshimtë.

Bajraktari deklaroi se përveç emrit asgjë të Kosovës s’ka.

“Pranueshmëria e këtyre provave natyrisht se është jashtëzakonisht e dëmshme dhe është me rëndësi që trupi gjykues me pas të qartë kontekstin, qasjen dhe mënyrën se si ka operuar shteti serb në atë kohë, mirëpo edhe qasjen që e ka shteti serb edhe në raportin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi Bajraktari në Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.