RCCOLA

Bajra proteston-komuna paralajmëron konferencë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Abdullah Bajra pronar i fabrikës së ujit “Kika” ka protestuar të martën para zyrave të Komunës duke akuzuar këta të fundit për parregullsi dhe shkelje ligjore.

Abdullah Bajra ashtu siç e dhe kishte paralajmëruar, e ka mbajtur protestën i vetëm dhe me tre katër veta që mbanin pankartat në dorë me sloganet :”Mos i ngulfatni bizneset”.

Bajra edhe njëherë ka hedhur akuza të shumta në drejtim të zyrtarëve financiar,pushteti komunal dhe atij qendror.”Ky pushtet synim kryesor e ka hajnin dhe dënimin e qytetarit e jo mbrojtjen. Ky pushtet po i shkatërron familjet që merren me biznes duke bërë diskriminime të shumta” u shpreh Bajra.

Bajra nuk ka gjetur përkrahës nga radhët e qytetarëve me përjashtim të kalimtarëve të rastit derisa vëzhgohej edhe nga policia. Bajra ka thënë se kjo protestë nuk do të mbarojë me kaq sepse ai pret të ndërmarrë edhe hapa tjerë radikal vetëm që ta mbrojë të drejtën e tij për të regjistruar një kamion.

Në anën tjetër zyrtarët komunal kanë paralajmëruar konferencë për shtyp siç thanë për t`i treguar disa dokumente të falsifikuara të Abdullah Bajrës.

Mobi Casa

Ndryshe ,Bajra thotë se ka disa vite që atij i bëhet e padrejtë dhe nga këto padrejtësi nuk po mund të zhvillojë aktivitetin e biznesit.”Jam detyruar të largojë edhe punëtorët nga puna për shkak se nuk kam mundur ta regjistrojë një kamion që nga viti 2009. Nga ai kamion bukën e gojës e kanë siguruar katër familje” tha Bajra.

Zanafilla e këtij problemi sipas Bajrës qëndron tek një borxh i vjetër që sipas tij i është vënë padrejtësisht nga inspektorët komunal. Ai thotë se drejtori i financave Nuhi Nuhiu nuk po e mundëson regjistrimin e kamionit.”Unë nuk kam borxhe në tatimin në pronë,madje unë kam ushtruar edhe padi në Gjykatën Komunale të Gjilanit e cila nuk po vepron tash e dy vite”.

Por krejt ndryshe e japin versionin zyrtarët komunal. Nuhi Nuhiu drejtor për buxhet dhe financa i kontaktuar nga Rajonipres tha se Bajra mund të protestojë dhe të bëjë çfarë të dojë,por ai ka një borxh prej 720 eurove, në emër të taksës komunale.”Unë nuk e kam vendosur atë shumë,e kam gjetur të tillë dhe ligjin duhet ta zbatojmë” tha Nuhiu.

Nuhiu tha se Bajra nuk ka borxhe në tatimin në pronë sepse atje e ka të rregulluar,por ky borxh ekziston në emër të taksës komunale.”Edhe pse ka bërë ankesë në Bordin e Ankesave ajo i është refuzuar,madje edhe në Gjykatën Kushtetuese ka bërë ankesë,por nuk ka gjetur mbështetje sepse figuron si borxh i obligueshëm” tha Nuhiu

Nuhiu tha se Bajrës i është ofruar një ofertë për të paguar të paktën 40 % të borxhit për ta marrë vërtetimin, me të cilin edhe mund të bëjë të mundur regjistrimin e kamionit ,por ai ka refuzuar kategorikisht edhe këtë mundësi” tha Nuhiu./rajonipress/