Fundamenti

Babai i Dafina Zeqirit flet për sakrificën që bënë për të takuar të bijën

/ 7 minuta lexim
RCCOLA

Historia të cilën po e zbulojmë në vazhdim nuk ka të bëj me emisionin ”Njerëz të humbur”, por një histori e cila pas vetes ka plot 22 vite. Tentimet e një babai për të takuar të bijën, e cila ishte larguar nga shtëpia në moshën 2 vjeçare.

Një takim i pamundur i një babai që akoma ka zemrën e djegur që nuk e ka takuar vajzën e tij.

Një pamundësi apo një mungesë e shancës për të takuar siç e tregon ai. Nebih Bajraktari është i ati i këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, e cila që nga mosha 2 vjeçare kur është larguar nga shtëpia e saj nuk e ka takuar të atin. Ajo me të ëmën kishte braktisur Kosovën duke u vendosur në Suedi, ndërsa Nebihu kishte ngelur në Kosovë pasi ishte burgosur nga policia serbe e më pas kishte qenë pjestarë aktiv në luftë.

Ai tash jeton me familjen dhe 5 fëmijët e tij, ndërsa ka dhe një mesazh për Dafinën, që të takohet vetëm një orë me të dhe t’i tregojë gjithë të vërtetën siç i’a ka treguar motrës së saj, Besës. Në vazhdim lexoni këtë rrëfim rrënqethës…

Na trego pak për femijërinë e Dafinës, çfarë fëmije ka qenë, a ka bërë shere kur ka qenë e vogël dhe në cilën moshë ajo është larguar nga ju?

Aq sa mundem, megjithëse nuk kam asnjë fshehtësi do doja që mos t’i shkaktoj asnjë të keqe vajzës, kur ka qenë e vogël ka qenë shumë aktive diçka e veçantë, Besa ka qenë më e urtë kurse Dafina më agresive. Unë jam i ati i Dafina dhe Besa Zeqirit, ato kanë mbiemrin e mamit të tyre për arsye se mami i tyre është larguar nga unë dhe më vonë morri edhe dy vajzat Dafinën dhe Besën se ato ishin në moshë dy vjeçare kur janë larguar nga unë.

Sa kohë keni qenë në martesë me të ëmën e Dafinës?

Kam qenë 4 vite.

I kujtoni ju vetëm ato 2 vitet e para që keni qenë bashkë, po pastaj pse vendosi mami i saj t’i ndajë nga ju?

Për arsye interesi më shumë se sa dashurie ndaj vajzave të veta, ajo ka ikur në Suedi kurse unë atë kohë jam burgosur, mami i Dafinës ka punuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, kishte mundësi të bënte gjithçka që dëshironte.

Ke pasur mall për vajzat, kur për herë të fundit i ke takuar ato?

Po nuk di si të përshkruaj mallin ndaj fëmijëve që i desha dhe i pagëzova, Dafina dhe Besa. Besën unë e kam takuar pas 21 vite, mund të shihni dhe foton në profilin tim, ai takim ishte gëzimi më i madh i jetës sime pas çlirimit të Koosvës, që edhe unë isha pjesë e saj në vitin 1998.

Po tani cili është raporti juaj me vajzat, veçanërisht me Dafinën?

Dafina dhe nena e saj

Me Dafinën nuk jam takuar asnjëherë, kam tentuar disa herë por nuk kam pasur sukses, kurse me Besën jam takuar në momentin kur e ëma e saj e largoi nga apartamenti në rrugë dhe kishte ngelur pa të holla dhe pa rrobe dimri dhe për fatin tim një shoqe i kishte thënë pse nuk i lajmërohesh babit tënd, ndoshta nuk është dhe ai si mami, kështu që unë menjëherë udhëtova drejt Suedisë dhe i ofrova ndihmë dhe deri tash mirë jemi në mes veti, por ajo ka probleme me të ëmën për shkak se takohet me mua, ajo nuk don që vajza të mbaj kontakt me mua, por sidoqoftë të gjitha të këqijat veç janë zbuluar e Dafina nuk e di deri kur do të mbaj qëndrimin kështu.

Hidromorava

Ish bashkëshortja juaj u’a ka marrë me dhunë vajzat?

Melihatja i ka marë vajzat në të njejtën ditë kur unë jam arestuar nga policia.

Si kanë qenë tentimet t’ua për të takuar Dafinën, nuk ka dashur ajo të takohet me juve apo përmes dikujt tjetër, ke pasur tentativa direkte?

Kam tentuar përmes një shoqe të saj, ajo është mjeke me profesion kuse bashkëshorti i saj është kryekameraman në RTV21, kam pirë kafe me ta dhe u’a kam spjeguar të gjitha si ka ndodhur dhe kam kërkuar që të kem një takim t’ia tregoj të vërtetën por nuk kam pasur sukses, madje kam qenë në një mbrëmje në Gjermani, i dola përpara por ajo është larguar menjëherë nga skena dhe kështu nuk pati sukses takimi deri më tash..

Sikur ta lexojë ajo këtë intervistë, çfarë mesazhi apo porosie do i kishit dhënë?

Kisha një lutje që vetëm një orë të takohem me të dhe të bisedoj që t’ia tregoj të vërtetën, jam një baba që e dua shumë sikur të ishte e mundur do të bëja gjithçka që është e mundur dhe e ndershme vetëm që ta dijë të vërtetën sikur motra e saj, Besa.

Po Besa tash jeton me juve bashkë?

Jo, ajo ka shtetësinë suedeze dhe jeton atje, tash është punësuar jeton vetëm por kontaktojmë shumë shpesh.

Si e shihni karierën e Dafinës si këngëtare, si e keni pritur lajmin që ajo po meret me muzikë?

Sigurisht që e kam pritur shumë me kënaqësi, për herë të parë e kam parë në një emision ku ajo ka interpretuar këngën e parë në Suedi dhe i kam thënë shoqes time, sikur po më duket kjo vajza e njohur, e ndërkohë papritur i del emri poshtë në titra Dafina Zeqiri, ky ka qenë takimi i parë përmes televizionit.

Tashmë jeni i martuar e përveç tyre keni edhe fëmijë të tjerë dhe një familje sigurisht?

Jam i martuar, kam 5 fëmijë plus Besa e Dafina, jetoj shumë mirë jam veteran i luftës, kam arritur të ndërtoj shtëpinë time në Ferizaj kurse fëmijën më të vogël e kam 14 vjeçarë.

Po kur lexon artikuj mbi jetën private të Dafinës, të prekin këto raste apo je munduar disi t’i japish këshilla qoftë dhe përmes dikujt tjetër?

Më prekin shumë, në zemër kam dhimbje e në shpirt, jam munduar që t’i ndihmoj sa ka qenë në lidhje me Krenarin, kam pasur shumë herë kontakt me të atin e Krenarit, unë dhe bashkëshortja ime kemi biseduar shumë gjëra me Sadikun, më ka njoftuar për të gjitha që kanë ndodhur, në mes Dafinës dhe mamit të saj ka pasur shumë probleme me prindërit e Krenarit, por aq sa kam mundur kam bërë, më e keqja është se kur babi i Krenarit i kishte thënë Dafinës pse nuk takohesh me të atin tënd, ajo kishte lëshuar ambientin dhe kishte dalur jashtë. (Panorama)