Eko Higjiena

Baba dimri i mirë menaxhon taksat e grumbulluara nga Luginasit

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Halit Aliti – Baba dimri edhe në Byronë e sigurimeve të Kosovës i mirë dhe i keq… Disa ditë më par nëpërmjet një komunikate në media citojmë, që “ Byroja e sigurimeve të Kosovës doli me një informatë se po ndan dhe shpërblime për këtë fund viti për punëtorët gjegjësisht menaxherët më të suksesshëm të Kompanisë.
Me një llogari të pagesës vjetore menaxheri në fjalë arrin shifrën prej katër dhjet e dy mijë euro, që do të thotë paga mujore tre mijë e pesëqind euro, afërsisht sa paga vjetore e një mësimdhënësi apo një polici në Republikën e Kosovës. Shpërblimin Byroja Kosovare e ndan në shumën prej dhjet mijë euro për vëllain e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi gjegjësisht Gani Thaçi.

Rasti thonë se është mbret i botës, andaj edhe vëllai i Kryeministrit rastësisht gjendet në këtë Byro si menaxher dhe fitues i çmimit të baba dimrit. Jo rastësisht Byroja Kosovare e Sigurimeve ka vendosë taksën e sigurimeve për mjetet motorike të Republikës së Serbisë, ngase kjo Byro për mungesë të çështjeve ende problematike politike që shteti ynë po kalon nuk është anëtare e Byrosë Evropiane të Sigurimeve, kjo është shumë e drejtë dhe ka vazhduar në akumulimin e mjeteve nga mjetet motorike me targa të Republikës së Serbisë.

Ditë më herët po përmes një shkrese në media, po nga kjo Byro doli informata se gjatë afërsisht dy viteve janë grumbulluar njëzet e pesë milion euro, ndërsa shuma e kompensimeve që këto mjete kanë bërë dëme në Kosovë është afërsisht një milion e tetëqind mijë euro që në një llogaritje të lehtë matematikore del se makinat e qytetarëve të Serbisë kanë paguar për dymbëdhjetë vjetët e ardhme dëmet e makinave që do shkaktojnë në të ardhmen.

Kjo llogaritje fletë shumë dhe s’do mend se kjo taksë dëshmon çart çmimin e pajisjes së makinës me fletë sigurimi për të hyrë dhe qëndruar në Kosovë. Shtrohet pyetja se kush janë taksa paguesit e vërtet, a janë gjithë automjetet me targa të Serbisë, apo kjo taksë është e vendosur vetëm për banorët Shqiptarë që jetojnë në Kosovën Lindore që tani pesëmbëdhjetë vitet e fundit filluan ta quajnë Luginë e Preshevës.

Qytetarët Serb të Serbisë shfrytëzojnë dhe kanë shfrytëzuar dy parë targa të automjeteve që çdo herë tabelat nga Kosova zëvendësohen me ato të Serbisë dhe anasjelltas çdo herë para syve të policisë të dy palëve në vendkalimet zyrtare.

Pra, shuma e grumbulluar në Byronë e sigurimeve të Kosovës në masë prej tetëdhjetë përqind, është e akumuluar nga banorët Shqiptarë dhe këta banorë në një llogaritje kanë të drejtën për dhjetë vite të qarkullojnë me fletë siguruese të Byrosë së Sigurimeve pa pagesë. Kjo taksë vazhdoi deri më datën 21 Tetor.

UBT

Kanë kaluar dy muaj nga suspendimi i taksës dhe në fillim Byroja Kosovare një fletë siguruese për makina të vogla e jepte falas për pesëmbëdhjetë ditë dhe kjo faturë shkonte në adresë të qeverisë së Kosovës ngase kështu e patë premtuar Kryeministri i vendit.

Tani ka një javë që Byroja Kosovare e Sigurimeve ka marrë vendim që fletën siguruese për hyrje në Kosovë në çmim të jetë e njëjtë por në vlefshmëri nga pesëmbëdhjet sa ishte në shtatë ditë. Kështu Byroja Kosovare e Sigurimeve po e faturizon dy fish më shumë Qeverinë e Kosovës, ngase kjo ka marrë përsipër dhe mendoj se këtu është duke treguar baba dimrin e keq.

Nëse Qeveria e Kosovës nuk mundet të përballoj këtë shumë të fletë sigurimeve do të detyrohet dhe të ndalojë hyrjen e automjeteve të banorëve të Kosovës Lindore pa pagesë.

Me një kërkesë të vaçant dhe një sugjerim kërkoj nga Kryeministri i vendit që këtë llogari ta merë përsipër dhe këto fletësigurime t’i faturoj qeverisë që të shkëmbejë fletësigurimet e automjeteve duke përfshirë të gjitha mjetet motorike nga Lugina e Preshevës në faturat e konsumatorëve të cilët i marrinë si blerës në shtetin e Kosovës duke zbatuar politika ekonomike shkëmbyese në mesë faturave blerëse dhe fletëpagesave kufitare, grumbullimi dhe likuidimi i të cilave duhet të kryhen ne pikat doganore Dheu i bardhë dhe Muçibabë, kohëzgjatja e të cilave duhet të jetë të paktën mujore.

Autori është Ekonomist i Diplomuar