UBT

Azizi mirëpret ndihmën e ekspertëve të BE-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur një delegacion nga Projekti i Binjakëzimit “Fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit”, të kryesuar nga Julie Trappe.

Azizi, fillimisht ka prezantuar para delegacionit të arriturat e gjykatës, me theks të veçantë numrin e lëndëve të kryera, që kanë qenë të shenjëstruara për liberalizim të vizave.

Ai ka mirëpritur bashkëpunimin dhe ndihmën, që ky projekt po jep në fushën e legjislacionit në drejtësi dhe në asistencën teknike. Si sfidë ka përmendur rritjen e numrit të bashkëpunëtorëve profesional dhe rritjen e numrit të përkthyesve gjyqësor të gjuhës serbe.

Hidromorava

Ekspertët nga ky projekt kanë bërë një analizë Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, në lidhje me Udhëzuesin e BE-së për fuqizimin e të drejtave procedurale të personave të dyshuar ose të akuzuar në procedurën penale.

Këshilltarja Rezidente e Binjakëzimit, Trappe, ka theksuar se rendi ligjor i Kosovës është kryesisht në përputhje me standardet evropiane, por problemet paraqiten në tek zbatimi, andaj në lidhje me këtë është shpërndarë një pyetësor tek gjyqtarët, për të parë se ku qëndrojnë sfidat më të mëdha.

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.