Uji Dea

Aziz Shaqiri dhe Jetish Maloku pretendentët kryesor për të drejtuar Gjykatën dhe Prokurorinë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Deri sa në krye të Prokurorisë Themelore në Gjilan, të gjitha gjasat tregojnë se edhe për një mandat do jetë Jetish Maloku kryeprokuror i deritashëm në këtë prokurori, krejt e paqartë është situata për kreun e Gjykatës Themelore në Gjilan. Megjithatë bazuar në përvojën profesionale, kredibilitetin, guximin, kandidati kryesor mbetet Aziz Shaqiri një gjykatës me shumë profesionalizëm, i pa korruptuar, kombëtar dhe pedant në punë. Edhe Flamur Hyseni nga ISLD thotë se sipas të gjitha kritereve që kërkohen edhe me ligj, kredibiliteti dhe përvoja menagjeriale janë kryesore për të drejtuar një institucion publik në këtë rast Gjykatën dhe Prokurorinë.

Sipas informatave të siguruara nga burime brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës, të gjithë kandidatët për kryeprokuror për të gjitha prokurorit janë intervistuar të hënën dhe të martën e kaluar, dhe tani veç kanë marr vlerësimin nga Komisioni intervistues pranë KPK dhe vlerësimi është i lart për kandidatin e vetëm për kryeprokuror nga Gjilani Maloku.

Prandaj, bazuar në vlerësimet nga ky Komision, deri të martën 20 dhjetor 2016, pritet që KPK t`i publikoj emrat e (7) Kryeprokurorëve të rinj për të gjitha prokurorit themelore në vend.

Siç ka shkruar, ditë më parë Rajonipress, përkundër kërkesave për vendosjen e kryeprokurorit Maloku në krye të prokurorisë më të madhe në vend ose në zyrën e kryeprokurorit të shtetit në Prishtinë i njëjti ka vendosur të udhëheq me Prokurorinë Themelorë në Gjilan.

Ndërsa, situata rreth emërimit të kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan është bukur e paqartë, lufta për kreun e saj, është në fazën e intervistimit, e që edhe për këto pozita, për të gjitha Gjykatat, KGJK do vendosë javën e ardhshme, dhe sipas gjitha gjasave me 21 dhjetor 2016.

Bazuar në informacionet e siguruara nga Sekretariati i KGJK në Prishtine nga (4) kandidatët për kreun e kësaj gjykate në Gjilan bazuar në performacen e treguar deri tani, qëndron lart Aziz Shaqiri gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjilan, kandidat potencial për këtë pozitë.

Hidromorava

Për të njëjtin ka përkrahje dhe vlerësim të mirë edhe nga sektor tjerë që monitorojnë sektorin e gjyqësisë.

Aziz Shaqiri në publikun gjilanas njihet si njeri profesionist, i pa korruptuar, i palëkundur, komunikativ.

Nuk qëndron keq as kandidati tjetër i po kësaj gjykate, Naser Maliqi, gjyqtar kandidat i po kësaj gjykate, për kryetar.

Pas janë edhe dy kandidat tjerë, Zyhdi Haziri dhe Veli Kryeziu. Këta kandidat të lartpërmendur do intervistohen të hënën e ardhshme nga Komisioni intervistues i KGJK, dhe brenda dy ditësh pas vlerësimit nga ky komision do vendos definitivisht KGJK për kryetar të të gjitha gjykatave në vendin tonë.

Rajonipress është interesuar të marr edhe mendimet e shumë profesionistëve të kësaj lemie, lidhur me aftësitë, dijen dhe guximin profesional të këtyre katër kandidatëve për kreun e Gjykatës tonë në Gjilan dhe të gjitha vlerësimet e tyre janë me avantazh dhe përparësi për Aziz Shaqirin si profesionist i mirë i zellshëm, me guxim profesional e integritet të lartë moral.

Flamur Hyseni nga Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike thotë se sipas të gjitha kritereve që kërkohen edhe me ligj, kredibiliteti dhe përvoja menagjeriale janë kryesore për të drejtuar një institucion publik në këtë rast Gjykatën dhe Prokurorinë. “Në Gjilan jemi dëshmitarë se nuk ka pas edhe shumë punë në raport me gjykatat dhe prokuroritë themelore tjera në Kosovë në kuptimin e gjykimeve apo hetimeve për vepra të rënda. Kryesisht është vend i qetë. Kjo ka mundësuar që edhe menaxhimi i deritanishëm të mos jetë shumë i sfiduar. Natyrisht se zgjedhja në krye të këtyre dy institucioneve është mjaft e rëndësishme, prandaj edhe kërkon kujdes se kush po e merr këtë përgjegjësi. Deri më tani nuk ka pas vërejtje publike sa i përket udhëheqjes së këtyre dy institucioneve. Pres që edhe në mandatin e ri të vazhdohet me të njëjtën” tha Hyseni./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.