Hidromorava

Azilkërkuesit shqiptarë, të parët në numër në vendet e BE-së

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Në dy muajt e parë të vitit vlerësohet 431% rritje azilkërkuesish shqiptarë në Shengen. Të paktën 824 vetë kërkuan azil vetëm në Gjermani.

Shtetasit nga Shqipëria janë në vendin e parë në mesin e shteteve të Ballkanit për kërkim azili në vendet e BE-së. Sipas dokumentit të siguruar nga TCH, 1.035 azilkërkues shqiptarë u regjistruan gjatë muajit shkurt në Gjermani, Belgjikë, Suedi, Luksemburg dhe Zvicër, duke kapur nivelin e serbëve që mbanin pozicion udhëheqës deri në janar 2014.

Por, raporti i 39 i FRONTEX shton dhe rritjen e azilkërkuesve në Britaninë e Madhe, ndërsa vëren kalime ilegale të kufirit shqiptar drejt Hungarisë.

“Britania e Madhe raportoi për 140 aplikime për azil vetëm nga shqiptarët gjatë Shkurtit 2014. Nëse këto të dhëna i shtohen numrit total të 5 vendeve të tjera të Shengenit, shqipëtarët përbëjnë kombësinë kryesore gjatë shkurtit, duke ia kaluar serbëve me gati 100 aplikime. Me shqetësim, raportimet e Hungarisë tregojnë se kalimi i paligjshëm kufitar prej shqiptarëve në kufirin serbo-hungarez është rritur në mënyrë të qëndrueshme prej Nëntorit 2013”, thotë raporti.

Në dy muajt e parë të vitit vlerësohet 431% rritje azilkërkuesish shqiptarë në Shengen. Të paktën 824 vetë kërkuan azil vetëm në Gjermani, duke shënuar 2127% më shumë se gjatë shkurtit 2013.

Uji Dea

Ndërkohë që në Suedi u regjistruan 116 shqiptarë, (97%), 26 në Belgjikë (-33%), 54 në Luksembourg (391%) dhe 15 persona aplikuan në Zvicër, çfarë përbën 650% më shumë se muaji paraardhës.

Njësia e analizës së rrezikut në Varshavë tregon se për periudhën e analizuar, 3 Shkurt deri në 2 Mars 2014, pati 3.100 aplikime gjithësej nga 5 vendet e Ballkanit përfituese të regjimit pa viza, duke vlerësuar pozitivisht një rënie prej 17% në tërësi.

Por, ndërsa vëren një ulje për aplikimet nga serbët, boshnjakët e maqedonasit, FRONTEX vëzhgon pothuajse dyfishim të kërkesave të shqiptarëve gjatë shkurtit krahasuar me janarin.

Ndërkohë, shtetet anëtare rritën kthimet drejt vendeve të origjinës me 61%. Në shkurt, 5 vendet më të prekura të Shengen riatdhesuan 1.248 persona në Ballkan.

Rreth 40% e azilkërkuesve shqiptarë u kthyen mbrapsht, 200 prej tyre forcërisht dhe 79 persona vullnetarisht. Zvicra mban rekordin për riatdhesimet, sipas këtij dokumenti, duke kthyer 5 veta për çdo aplikues të ri për mbrojtje ndërkombëtare./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.