RCCOLA

Azili, shqetësim në rritje në BE

/ 2 minuta lexim

Vendet e BE-së nuk kërkojnë rikthimin e vizave, por “ndalimin e fluksit të azilkërkuesve të rremë”.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, ka thënë se anëtaret e Bashkimit Evropian së shpejti do të jenë në gjendje të heqin individualisht regjimin pa viza për Serbinë dhe Maqedoninë.

Sipas saj, vendet e BE-së nuk kërkojnë rikthimin e vizave, por “ndalimin e fluksit të azilkërkuesve të rremë”.

Ky mekanizëm pritet të propozohet në takimin e ministrave të BE-së më 25 tetor.

Sipas Komisionit Evropian, bëhet fjalë për Gjermaninë, Francën, Austrinë, Luksemburgun, Belgjikën dhe Holandën.

Fundamenti

Fajon ka thënë se mekanizmi i tillë kërkohet nga vendet që kanë numrin më të madh të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia.

Ndërsa Mikele Cerkone, zëdhënësja e Evrokomisionerës për Punë të Brendshme, Sesilia Malstrom tha se megjithatë në shqetësimet e ministrave të brendshëm të gjashtë vendeve anëtare të BE-së nuk janë përmendur vetëm Maqedonia dhe Serbia, por edhe Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria.

Sipas raportit të ministrave të brendshëm të gjashtë vendeve të BE-së, në Gjermani vetëm gjatë tetë muajve të këtij viti kanë kërkuar azil mbi 4 mijë e 800 qytetarë, në Suedi mbi 4 mijë e 200, në Zvicër mbi 3 mijë, në Belgjikë mbi 1 mijë dhe në Luksemburg mbi 1 mijë.

KE ka vlerësuar se nuk bëhet fjalë për rikthimin e vizave, por për përforcimin e mekanizmit për monitorimin e procesit të regjimit pa viza.