Fundamenti

Azemi vulos fitoren e Greuther Furthit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sulmuesi kosovar, Ilir Azemi, ka qenë protagonist i fitores së dytë të skuadrës së tij, Greuther Furth në Bundesliga 2.

Azemi bashkë me Mërgim Mavrajn luajtën titullar në triumfin 2:0 që Furth e shënoi në udhëtim ndaj Aalen, duke regjistruar fitoren e dytë nga dy ndeshje në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Uji Dea

Madje, Azemi ishte realizator i golit të dytë të skuadrës së tij. Ilir realizoi në minutën e 81, duke e mbyllur fatin e këtij takimi.

Të dy futbollistët kosovarë luajtën 90 minuta në këtë sfidë.