Azemi shpreson t’u kthehet golave

Ilir Azemin e ka marrë malli të shënojë gola. Sulmuesi kosovar ka pësuar një aksident të rëndë gjatë verës, në të cilin e rrezikoi edhe jetën.
Por, përfaqësuesi kosovar është duke e rimarrë veten dhe shpreson që në një të ardhme të afërt, t’i kthehet asaj që di më së miri ta bëjë – shënimit të golave.
Futbollisti shtatgjatë e ka bërë një postim në rrjetin social, “Facebook”, përmes së cilit e shpreh dëshirën për t’u kthyer sa më shpejt në fushën e blertë.
“Shpresoj t’i kthehem shumë shpejt golit”, ka shkruar futbollisti i Greuther Furthit në gjuhën gjermane, por e ka një porosi edhe në gjuhën shqipe. “Inshallah dikur apet”, ka shtuar Azemi.