Hidromorava

Azemi: Refuzova gjithçka për Kosovën

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Suedia e ka Zlatan Ibrahimoviqin, Bregu i Fildishtë e ka Didier Drogbën, Uruguai e ka Edinson Cavanin, ndërsa edhe Kosova tani e tutje do ta ketë një qendërsulmues të fuqishëm.

Fjala është për Ilir Azemin, i cili të hënën do të vijë në vendlindjen e tij për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës. Në një prononcim për gazetën Arena, Iliri ka treguar se ka marrë ftesën nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, dhe do të jetë më 5 mars në stadiumin ‘Adem Jashari’, të Mitrovicës.

KKVITI

“Unë gjithmonë e kam thënë hapur, se kur do të vijë ftesa e Kosovës, do ta pranoj pa u menduar fare, dhe kështu ndodhi kur erdhi. Nuk jam menduar fare për ta pranuar apo jo, pasi Kosova është vendi im dhe me kënaqësinë më të madhe do ta bartë fanellën e saj”, deklaroi fillimisht Azemi për Arenën.

Tutje, 22-vjeçari ka zbuluar se ka refuzuar të luaj edhe për Gjermaninë U21 dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, vetëm e vetëm që të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës. E për ta zgjedhur skuadrën e Gianni De Biasit, kishte intervenuar edhe bashkëlojtari i tij, Mërgim Mavraj…(Tribuna – Arena).