Uji Dea

Azemi, ‘makineria’ agjëruese

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një vit më parë ishte vetëm një zëvendësues duke ‘ngrohur’ bankën rezervë të Greuther Furthit shumën e kohës, ndërsa tani pritet të bëhet një nga shtyllat kryesore të kësaj skuadre. Fjala është për sulmuesin e fuqishëm shqiptar, Ilir Azemi që është duke u paraqitur me plot sukses në fazën përgatitore te Furth.

Sulmuesi kosovar ishte shtylla kryesore e skuadrës së tij në ndeshjen e parë në Bundesliga 2, ku Furth shënoi fitore të pastër 2:0 përballë Armenia Bilefeld.

Mobi Casa

Trajneri i Furthit, Frank Kramer ka deklaruar se Iliri është sikur një makinë që ka forcë të pabesueshme, duke i bërë mbrojtësit kundërshtarë të tmerrohen përballë tij.

“Iliri është një makinë me një forcë të pabesueshme. Ai duket i rrezikshëm gjithmonë përballë kundërshtarëve pasi është shumë i gjatë dhe fuqi të jashtëzakonshme dhe kjo bënë që mbrojtësit kundërshtarë të tmerrohen përballë tij”, deklaroi Kramer.(Tribuna)